Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ambasadorja gjermane: Shpresojmë të zgjidhet fitues projekti i Kfw

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper, ka pohuar të enjten gjatë një udhëtimi me gazetarët në jug të vendit, se banka gjermane Kfw ende shpreson që të zgjidhet projekti fitues i vlerësuar nga Kfw për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën.
Konflikti mes Kfw dhe palës shqiptare ka lindur pasi tenderit për linjën e interkoneksionit Shqipëri-Kosovë, që u zhvillua në mars të vitit të kaluar, me vlerë rreth 75 milionë euro, ku fituese rezultoi kompania kroate ‘Dalekovod’. Por qeveria shqiptare e bllokoi fillimin e punimeve, duke u shprehur se i çmimi i ofruar ishte rreth 8 milionë euro më i lartë se oferta e dytë.
Qeveria tentoi të zëvendësonte fituesin për ta lidhur kontratën me kompaninë boshnjake “Energoinvest”, qe hasi bllokaden e Kfw-së, pasi kjo e fundit vlerësonte ofertën teknike përpara kursimit në çmimin e tenderit.
Banka gjermane ngul këmbë që të respektohet fituesi i shpallur nga Kfw dhe standardet që plotësonte kompania kroate e zgjedhur prej tyre, ndërkohë që qeveria këmbëngul për kompaninë boshnjake.
Ambasadorja ka deklaruar se janë në bisedime me palën shqiptare dhe në datën 25 shtator ka pasur një letër këmbim me qeverinë shqiptare dhe “shpresojmë që qeveria të japë një zgjidhje sa më të shpejtë”, tha ambasadorja.
Nëse qeveria do të ngulë këmbë për përzgjedhjen e kompanisë së favorizuar prej saj, pala gjermane ka lënë të nënkuptohet se do të kushtëzojë projekekt e tjera, ku më kryesorja është linja e jugut, që parashikon forcimin e kapaciteteve dhe ndërtimin e një nënstacioni të madh në Gjirokastër.

Revista Monitor, 18.10.2012