Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol, prezantohet “Vetro Energy”: Orientimi ynë, zhvillimi

Drejtuesit e “Vetro Energy”, kompania që tërhoqi vëmendjen me shifrën prej 850 milionë eurosh të ofruara për koncesionin e “Albpetrol”, u prezantuan sot për herë të parë në sytë e publikut shqiptar.
Gjatë një konferencë për shtyp, drejtuesit e kompanisë kanë premtuar investime të mëdha në Shqipëri.
Mathew Roszak, drejtuesi i konsorciumit ‘Vetro energy” e mori fjalën e i pari ku theksoi punën e tij si sipërmarrës për 16 vite.
“Vetro energy’, ka fituar tenderin për privatizimin e Albpetrol, paraqitëm një ofertë impresionuese dhe premtojmë se do të punojmë shumë për të rritur potencialin e Albpetrol” tha Roszak.
Sipas tij, ‘Vetro Energy’ është e orientuar drejt zhvillimit, por pa lënë mënjanë cështjet mjedisore.
“Ne jemi të orientuar drejt rritjes dhe zhvillimit. Do rrisim asetet në naftë dhe gaz nëpërmjet. Ne duam të përmirësojmë shkallën e operimit dhe të trajtojmë çdo çështje mjedisore që mund të ekzistojë”.
Roszak theksoi se, iniciativa e ‘Vetro’ për të marrë pjesë në tenderin e Albpetrol mori shkas nga disa pika, sic ishin, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, vend që aspiron për në Bashkimin Europian.
Më tej, Roszak shtoi se partner strategjik në këtë privatizim ka qenë Rezart Taci, i ‘Taci Oil’ dhe ‘ARMO’.
“Nuk do kishim marrë pjesë në tender po të mos kishte qenë Rezart Taci. Po ecim para me ARMO dhe partner te tjerë për zgjerim në rajon”.
Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, partneri strategjik i konsorciumit, Rezart Taçi, theksoi se privatizimi i Albpetrol-it do të rrisë sigurinë dhe pavarësinë energjetike të vendit. Ai u shpreh i bindur për suksesin e projektit të “Vetro Energy” dhe nënvizoi se përvoja e kësaj kompanie dhe forca e saj menaxhuese mund ta shndërrojë Albpetrol-in në një burim të mirash për të gjithë.
“Grupi ynë në këtë projekt plotëson ciklin e tij të biznesit, që domethënë nxjerr, rafinon dhe shet te konsumatori. Në këtë linjë, konsumatori shqiptar do të marrë produkt shqiptar me kosto të ulët.”- u shpreh Taçi.
“Vetro Energy” është një kompani operuese dhe menaxhimi me qendër në Singapor dhe Hjuston të Teksasit, SHBA, që ka për objektiv investimet në industrinë e nxjerrjes së naftës dhe gazit në mbarë botën. Drejtuesit e “Vetro Energy” kanë përvojë në këtë fushë në çdo kontinent të botës që prodhon naftë dhe gaz”.
Konsorciumi
Në faqen zyrtare në internet të konsorciumit shkruhet se titullarët e “Vetro Energy” kanë punuar virtualisht në çdo bazë prodhuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në Kanada, ashtu si dhe në çdo kontinent ku prodhohet gaz e naftë nëpër botë. “Përtej zotërimit të njohurive të gjera mbi rezervat të shtrira në tërë globin, kemi punuar për zhvillimin e përqasjes së duhur të të dhënave teknike, taksave dhe praktikave, situatave të ndryshimit të valutave, diferencave kulturore, kërkesave që kanë të bëjnë me raportimet dhe termat e kontratave në mbarë globin”, – shkruhet në faqen zyrtare të “Vetro Energy”.
Aksionerët
Aksionerët e “Vetro Energy” janë “YPO Holdings” dhe “SilkRoad Equity”. “SilkRoad Equity” është një firmë globale investimesh me portofole të diversifikuara të kompanive publike dhe private. Dy partnerët menaxhues janë “Huddleston Energy Advisors” dhe “Home Creek Energy”, të dyja kompani me përvojë në fushën e naftës dhe të inxhinierisë gjeologjike, e para e përqendruar në analiza për naftën e gazin dhe vlerësime gjeologjike dhe e dyta, një operator direkt nxjerrës i naftës dhe i gazit natyror. “Home Creek” ka për president dhe njëkohësisht drejtor të përgjithshëm ekzekutiv Anthony Maye. Ndërsa, “Huddleston” ka si president Peter Huddleston dhe është një kompani që operon në treg që nga viti 1967, – njofton vetë kompania. “Vetro Energy” është e certifikuar me ISO 9001 duke plotësuar kështu kërkesën bazë të ligjit për formulën e privatizimit, pa të cilën, pavarësisht nga shuma e lartë e ofertës, komisioni nuk mund të jepte ‘OK’-in për vijimin e saj në fazat e mëpasshme të tenderimit.

www.balkanweb.com, 05.10.2012