Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Porti i Durresit fillon zbatimin e Master Planit ne zonen e karburanteve

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PASURIVE TË  PALUAJTSHME NË PRONËSI TË ALBTELECOM, SH.A.-SË, TË CILAT PREKEN NGA MASTERPLANI I MIRATUAR ME VENDIMIN NR.546, DATË 28.5.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E MASTERPLANIT PËR ZHVILLIMIN E PORTIT TË DURRËSIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Shpronësimin, për interes publik, të  pasurive  të paluajtshme pronë private, që preken nga masterplani i miratuar me vendimin nr.546,  datë 28.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e masterplanit për zhvillimin e Portit të Durrësit”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Portual Durrës.
3. Pronarët e pasurive  të paluajtshme,  që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur  këtij  vendimi, për sipërfaqe trualli 3 289 m2, vlerësuar me çmimin 30 000 lekë/m2, me vlerë të përgjithshme 98 670 000  lekë; objekte me vlerë 15 340 387 lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 114 010 387 lekësh.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 435 000 lekë, do të përballohen nga Autoriteti Portual Durrës.  
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 114 010 387 lekësh, do të përballohet nga Autoriteti Portual Durrës.
6. Shpronësimi të fillojë më 1.10.2012.
7. Albtelecom, sh.a.-ja, do të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë dorëzuar, pranë Autoritetit Portual Durrës, dokumentacionin e plotë të pronësisë.
8. Autoriteti Portual Durrës do të likuidojë Albtelecom, sh.a.-në, sipas pikës 7, të këtij vendimi.
9. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Portual Durrës, të fillojnë procedurat për kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit dhe në përgjegjësi administrimi të Autoritetit Portual Durrës.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës, të pezullojnë të gjitha transaksionet për pasuritë e shpronësuara deri në çastin kur do të realizohet kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Autoriteti Portual Durrës, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës, për zbatimin e këtij  vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren  zyrtare”.

energjia.al, 28.09.2012