Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Meta: Albpetrol, oferta nuk është më e rëndësishmja

“Privatizimi të mos shërbejë për të inkasuar të ardhura, por të shihet serioziteti i partnerëve”
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, theksoi dje se privatizimi i “Albpe-trol” nuk duhet bërë me logjikën e inkasimit të një shume të majme parash në buxhetin e shtetit, por duke pasur parasysh dhe seriozitetin e partnerëve. Gjatë një interviste për emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka në “UTV News”, Ilir Meta deklaroi se vendimi për koalicionin e ardhshëm do të vijë pas sfidës për kreun e LSI-së. Meta foli dhe për anëtarin e KQZ-së dhe për raportet me Kryeministrin, të cilat i quajti më korrektet që ka pasur ndonjëherë.

Gazeta Panorama (me shkurtime), 25.09.2012