Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol, ende në shqyrtim ofertat

Komisioni i Vlerësimit të ofertave për privatizimin e Albpetrol do të vijojë shqyrtimin e ofertave për privatizimin e Albpetrol edhe për pjesën e mbetur të muajt shtator dhe jo vetëm. Burime nga ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se afati kohor deri në shpalljen e fituesit final varet tërësisht nga bindja e këtij komisioni për transferimin në mënyrën e duhur dhe ligjore të parave të ofruara.
Por, deri tani mësohet se komisioni ka marrë konfirmimin për kalimin e garancisë për ofertën më të madhe të bërë nga konsorciumi ‘Vetro dhe Silk Roud Ekiti’. Kjo garanci është sa 10 për qind e çmimit të ofruar, pra 85 milionë euro dhe është ngrirë tashmë në një bankë amerikane. Konfirmimi i garancisë do të thotë se edhe në rast se konsorciumi tërhiqet nga oferta, Qeveria shqiptare ka tashmë të sigurta garancinë, e cila shkon automatikisht në llogarinë e saj. Megjithatë, në cdo rast komisioni  vlerësimit është duke shqyrtuar edhe ofertat e tjera, me qëllim që të ketë mundësi alternative për fituesin, që do të zotërojë Albpetrolin.
Tenderi për Albpetrolin u zhvillua në javën e parë të muajit shtator dhe në të morën pjesë 6 kompani, njëra prej të cilave ofroi shumën e lartë prej 850 milionë euro. Komsioni I vlerësimit, është duke marrë të gjithë kohën e duhur për të shqyrtuar dhe vlerësuar ofertat, me qëllim arritjen e një rezultati efikas, pasi bëhet fjalë për një nga privatizimet më strategjike të vendit.
Procesi i shqyrtimit, vlerësimit dhe më pas finalizimit të shitjes së Albeptrol është duke u mbikëqyrur nga konsulenti amerikan, Patton Bogs. Në mbledhjen e fundit të grupit, kryeministri Berisha deklaroi se kjo kompani është e angazhuar për të kthjelluar të gjithë procesin në fjalë.

TV ABC News, 20.09.2012