Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Privatizimi i Albpetrol, ekspertët: Dyshime për tenderin

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, vazhdon ende verifikimin e ofertave dhe kompanive që i kanë ofruar ato për blerjen e Albpetrol. Zv.ministri Enno Bozdo thekson se janë secila prej qindra faqesh dhe kërkojnë kohën e duhur për t’u verifikuar.
Nga ana e tyre, ekspertë të sektorit, që kanë patur pozicione drejtuese në Albpetrol apo në METE, hedhin hijen e dyshimit lidhur me zgjatjen e procesit apo shifrën e ofruar.
Të pyetur nga gazeta Shqiptarja.com ish-zv.ministrit Pajtim Bello, ish-drejtori i Albpetrolit Maksim Shuli shprehen të çuditur nga oferta. Madje Maksim Shuli thekson, se gjithë procesi dhe vetë ligji për formulën e privatizimit të Albpetrolit duhet të kalojnë në gjykimin e Gjykatës Kushtetuese sa nuk është vonë, por një gjë të tillë duhet ta iniciojë opozita politike.

Gazeta Shqiptarja.com, 13.09.2012