Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Italia refuzon gazsjellësin TAP do kalonte në Shqipëri

Komiteti i rajonit të Puglias ka refuzuar kalimin e tubacionit të gazsjellësit TAP në territorin e saj.
Refuzimi duket se ka ardhur nga mungesa e të dhënave të nevojshëm për projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik. Sipas italianëve nuk ka të dhëna të mjaftueshme mbi teknologjinë që do të përdoret për zbatimin e projektit.
Gazsjellësi TAP sipas tyre mund të shkaktonte ndotje të lartë në territorin ku do të kalonte.
Transadriatik (TAP) është projekti i tubacionit për gazin natyror që do të transportoje gaz përgjatë 520 km nga rajoni i Kaspikut, nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, përmes Adriatikut, për në Itali dhe më tej në Evropën Perëndimore.

www.balkanweb.com, 12.09.2012