Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë: Banka Botërore rithekson mbështetjen për projektet energjetike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur dje drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore, Jane Armitage dhe shefin e Bankës Botërore për Kosovë Jan-Peter Olters, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në fushën e energjisë me ç’rast është rikonfirmuar mbështetja e këtij institucioni shumë të rëndësishëm ndërkombëtar financiar.
Beqaj me drejtuesit e BB-së ka diskutuar lidhur me procesin e privatizimit të KEDS-it, investimet nga ana e investitorit privat në energjetikë, dekomisionimin e TC Kosova A, e veçanërisht për Projektin e TC “Kosova e Re” pas ndryshimeve në strukturën e tij.
Nga ana e tyre zyrtarët e BB-së kanë nënvizuar mbështetjen për projektet në fushën e energjisë, duke vlerësuar atë ndër sektorët kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.
Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për Konferencën për energji të ripërtëritshme dhe efiçiencën e energjisë që do të mbahet me  13 nëntor 2012 dhe përgatitjet për vizitën e Ministrit Beqaj në SHBA,  ku pritet të takohen me përfaqësuesit e BB-së në Uashington.

energjia.al, 11.09.2012