Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lajmi i fundit: Rezart Taci takohet me Zv ndihmës Sekretari amerikan Riker (per Albpetrolin???)

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, viziton Albanian Screen.
Filip T. Riker (Philip T. Reeker) Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit viziton televizionin “Albanian Screen”. Ai është i ftuari ekskluziv i emisionit “Bugajski Hour” drejtuar nga politologu Janusz Bugajski. Ky event shënon edhe rastin e parë kur një televizion shqiptar mirëpret një nga personalitetet më të larta të politikës së jashtme amerikane. 
Diplomati i lartë i Departamentit të Shtetit u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i televizonit, zoti Rezart Taçi dhe drejtues të tjerë të institucionit.
Në një takim miqësor ambasadori Reeker dhe zoti Taçi ndanë pikëpamjet e tyre lidhur me zhvillimet mediatike në Shqipëri, progresin e bërë por edhe problematikat me të cilat përballet kjo industri. 
Philip Reeker, njeriu kyç për Shqipërinë në Departamentin e Shtetit në intervistën ekskluzive me studiuesin e njohur amerikan, Janusz Bugajski, foli për zhvillimet në Shqipëri por edhe për të ardhmen integruese të mbarë rajonit tonë.
Këtë bisedë teleshikuesit e “Albanian Screen” do të kenë mundësi ta ndjekin të plotë ditën e dielë menjëherë pas edicionit qendror informativ.     
Reeker ndodhet në Shqipëri për një vizitë 5-ditore. Gjatë qendrimit të tij ai u takua me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Ai e mori detyrën e Zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit më 8 gusht 2011. Ai mbikqyr punën në zyrën e Çështjeve të Europës Jugqendrore dhe ka nën përgjegjësi marrëdhëniet e SHBA-së me Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Zoti Reeker ka marrë çmimin “Eduard R. Murrou” për Përsosmëri në Diplomacinë Publike.

TV Albanian Screen, 08.09.2012