Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia e rinovueshme, pasuria më e madhe kombëtare shqiptare

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore  mori pjesë në Konferencën e Europës Juglindore për Tregun e Energjisë që u zhvillua në Prishtinë, raporton noa.al.
Në këtë takim, gjatë prezantimit të investimeve në Shqipërisë, përsa i përket  fushës së energjisë së rinovueshme, kreu i AKBN-së, z.Pesha vuri theksin tek kjo pasuri kombëtare që për fatin e mirë Shqipëria e disponon maksimalisht.
Pesha bëri një prezantim të hollësishëm lidhur me planet dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë hov të mëtejshëm energjisë së rinovueshme lidhur kjo edhe me mundësitë e mëdha të punësimit që jep kjo fushë.
“Ndaj, theksoi z.Pesha, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore merr angazhimin që të jetë një partner serioz lidhur me investitorët e huaj”. Ndër të tjera, duke iu drejtuar të pranishmëve në sallë, kreu i AKBN nënvizoi se Shqipëria nëpërmjet këtyre investimeve hap mundësia të reja punësimi.
Pjesmarrësit në këtë konferencë, investitorë të ndryshëm në Kosovë dhe në Shqipëri garantuan se Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka qenë një partner garant për të zhvilluar bizneset e tyre në fushën e energjetikës.

Agjensia e Lajmeve NOA, 07.09.2012