Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Albpetrol merr dhe zyrtarisht dy licensa te gazit natyror 15 dite perpara privatizimit

VENDIM Nr. 119 Datë 22.08.2012 PËR LIÇENSIMIN E SHOQËRISË “ALBPETROL” SH.A NË AKTIVITETIN E SHPËRNDARJES SË GAZIT NATYROR
Në mbështetje të Ligjit Nr. 9946, date 30.06.2008 “Për Sektorin e Gazit Natyror ”, neni 14, pika 1, gërma “b”, si dhe te “Rregullave dhe Procedurave për Liçensimin, Ndryshimin, Transferimin e Pjesshëm ose të Plotë, Heqjen dhe Rinovimin e Liçensave në sektorin e Gazit Natyror.“ neni 4, pika 1, germa “b”; neni 5; neni 8, neni 9 pika 1, germa “a”, “b”, “c”, “d”; pika 2, germa “a” dhe neni 11 dhe 12 pika 1, miratuar me Vendimin e Bordit te Komisionerëve nr. 09, datë 11.02.2011, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 22.08.2012, mbasi shqyrtoi aplikimin e paraqitur nga shoqëria “ALBPETROL” sh.a, si dhe relacionin e Drejtorisë së Liçensimit dhe Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për liçensimin në aktivitetin e shpërndarjes te gazit natyror të kësaj shoqërie,
Konstatoi se:
Aplikimi i shoqërisë “ALBPETROL” sh.a, për liçensimin në aktivitetin e shpërndarjes së gazit natyror të kësaj shoqërie plotëson kërkesat e parashikuara nga ERE në rregulloren për proçedurat e liçensimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të liçensave.
Për gjithë sa më sipër Bordi i Komisionerëve të ERE-s,
Vendosi:
1. Të liçensojë shoqërinë “ALBPETROL” sh.a në aktivitetin e shpërndarjes te gazit natyror, për një afat 30 – vjeçar.
2. Shoqëria “ALBPETROL” sh.a do të paguajë tarifën e aplikimit në momentin e miratimit të saj nga ERE.
3. Shoqëria “ALBPETROL” sh.a, detyrohet të zbatojë të gjitha detyrimet që burojnë nga Ligji nr. 9946, datë 30.06.2008, “Për Sektorin e Gazit Natyror” dhe kushteve të liçensës bashkëlidhur këtij vendimi.
4. Ngarkohet Drejtoria e Liçensimit dhe Monitorimit të Tregut të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

VENDIM Nr. 118 Datë 22.08.2012 PËR LIÇENSIMIN E SHOQËRISË “ALBPETROL” SH.A NË AKTIVITETIN E TRANSMETIMIT TË GAZIT NATYROR
Në mbështetje të Ligjit Nr. 9946, date 30.06.2008 “Për Sektorin e Gazit Natyror ”, neni 14, pika 1, germa “a”, si dhe te “Rregullave dhe Procedurave për Liçensimin, Ndryshimin, Transferimin e Pjesshëm ose të Plotë, Heqjen dhe Rinovimin e Liçensave në sektorin e Gazit Natyror.“ nenit 4, pika 1, germa “a”; nenit 5; nenit 8; neni 9 pika 1, germa “a”, “b”, “c”, “d”; pika 2, germa “a” dhe nenin 11 dhe 12 pika 1, miratuar me Vendimin e Bordit te Komisionerëve nr. 09, date 11.02.2011,
Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 22.08.2012, mbasi shqyrtoi aplikimin e paraqitur nga shoqëria “ALBPETROL“ sh.a, si dhe relacionin e Drejtorisë së Liçensimit dhe Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për liçensimin në aktivitetin e transmetimit te gazit natyror te kësaj shoqërie,
Konstatoi se:
Aplikimi i shoqërisë “ALBPETROL” sh.a, për liçensimin në aktivitetin e transmetimit te gazit natyror te kësaj shoqërie plotëson kërkesat e parashikuara nga ERE në rregulloren për procedurat e liçensimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të liçensave,
Për gjithë sa më sipër Bordi i Komisionerëve të ERE-s,
Vendosi:
1. Të liçensojë shoqërinë “ALBPETROL sh.a, në aktivitetin e transmetimit te gazit natyror, për një afat 30 vjeçar, sipas liçensës bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Shoqëria “ALBPETROL” sh.a, do të paguajë tarifën e aplikimit në momentin e miratimit të saj nga ERE.
3. Shoqëria “ALBPETROL” sh.a, detyrohet të zbatojë të gjitha detyrimet që burojnë nga Ligji nr. 9946, datë 30.06.2008, “Për Sektorin e Gazit Natyror” dhe kushteve të liçensës bashkëlidhur këtij vendimi.
4. Ngarkohet Drejtoria e Liçensimit dhe Monitorimit të Tregut të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

energjia.al, 04.09.2012