Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zjarre në vend, kodrat e Dhërmiut në flakë, CEZ ndërpret energjinë

Rreth 15 vatra zjarresh në vend po djegin pasivisht pyjet dhe kullotat. Flakët favorizohen nga temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin këto ditë si dhe nga era e lehtë. Zonat ku kanë shpërthyer shumica e vatrave të zjarreve janë në zona të thepisura duke shkaktuar vështirësi për zjarrfikësit të ndërhyjnë.
Dhermi
Një vatër e fuqishme zjarri në kodrat e Dhërmiut ka vënë në lëvizje banorët e zonës dhe zjarrfikëset.
Për shkak të temperaturave të larta, flakët e zjarrit po përparojnë tepër duke djegur ullishtat dhe shkurret në zonë.
Zjarrfikëset që ndodhen në vendngjarje e kanë të pamundur të ndërhyjnë në lartësi të kodrave për shkak të terrenit të thyer malor.
Ndërkohë CEZ ka ndërprerë energjinë elektrike në Dhërmi dhe Palasë me qëllim sigurinë e pushuesve.
Flakët e zjarrit shihen me sy të lirë dhe nga bregu i detit ku ndodhen me qindra turistë që po kalojnë pushimet sezonale në bregdetin dhërmiot.
Situata sipas Ministrise
Ministria e Brendshme jep informacione për situatën e krijuar nga zjarret në të gjithë territorin. Në të gjithë qarqet e vendit ka gjithsej 15 raste zjarresh në pyje, sipas MB.
Situata e vatrave të zjarrit gjatë ditës së sotme paraqitet si më poshtë:
Qarku Dibër: Gjatë ditës së sotme vazhdojnë të jenë 6 vatra aktive zjarri. Në ekonominë pyjore Lura 1, në vendin e quajtur “Zhavori”, në Parkun Kombëtar Lura 2, në vendin e quajtur “Fusha e Pelave”, në Pllaut-Qafë Murrë, në pjesën veriore të kësaj ekonomie, në Zall-Gjoçaj, në vendin e quajtur Kodra e Tollës, në rrethin e Matit, në Malin e Bejinit dhe në Shupenzë. Zjarret janë nën kontrroll dhe vijon puna për fikjen e tyre.
Qarku Kukës:
Ka 2 vatra zjarri në në fshatin Zapod, komuna Zapod si dhe vatra e zjarrit në Qafë Kom, të cilat janë të izoluara dhe nën kontroll. Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna për fikjen e plotë nga forcat e policisë pyjore, forcat zjarrfikëse dhe komuniteti.
Qarku Lezhë:
Ka 1 vatër aktive zjarri, në komunën Kthjelle.
Qarku Shkodër: Ka 5 vatra aktive zjarri në rrethin e Pukës. Në pyllin mbi fshatin Gojan-Gjegjan, 2 vatra në Iballë dhe 2 vatra në Qerret. Ndërsa vatra e zjarrit pranë Thethit u shua plotësisht.
Qarku Vlorë:
Gjatë ditës së sotme u shfaq një vatër zjarri në fshatin Dhërmi. Forca të PMNZH-së Vlorë, kanë shkuar në ndihmë të forcave lokale dhe po punojnë për vënien e plotë nën kontroll dhe fikjen e zjarrit.
Qarku Elbasan:
Nuk ka vatra zjarri aktive. Vatra që u shfaq në mëngjesin e sotëm në komunën Përparimaj u shua nga ndërhyrja e menjëhershme e forcave të PMNZH-së.

www.balkanweb.com, 22.08.2012