Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Milan Junior Camp, përfundon edicioni i dytë në Kosovë

Me premtimin për t’u kthyer sërish, me kënaqësinë e trajnerëve për zbulmimin e një miniere talentesh dhe lumturinë e 200 fëmijëve që realizuan ëndrrën për të veshur ngjyrat e skuadrës më të titulluar në botës, është mbyllur edicioni i dytë i Milan Junior Camp Kosova. Projekti gjigand që ka zbritur në Mitrovicë vjen edhe një herë falë bashkëpunimit të suksesshëm të Grupit “Taçi Oil International” dhe klubit të Milan.
“Edhe një herë dua të them se është kënaqësi që ndodhemi për të dytën herë në Kosovë dhe aq më shumë në qytetin e Mitrovicës. Mund të them se kemi parë shumë ngrinë nga fëmijët dhe një talent që rrallë herë e kemi ndeshur.Dua të nënvizoj gjithashtu që Milan ndodhet këtu falë “Taçi Oil” dhe familjes Taci që mundëson Milan Junior Camp prej 5 vitesh në Shqipëri dhe tashmë prej 2 vitesh edhe në Kosovë. Kështu, vetëm falë këtij përkushtimi më shumë se 100 fëmijë shqiptarë dhe 400 të tjerë nga Kosova kanë përjetuar këtë eksperiencë. “Taçi Oil” nuk është vetëm sponsor i këtij projekti, por bën pjesë në familjen e Milan si sponsor Premium. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe 5 fëmijët fitues do të kenë mundësi të përfaqësojnë vendin e tyre në turneun që do të zhvillohet në Milano”, tha Elise Gulino, koordinatore e “Milan Junior Camp”.
Për pesë ditë në ambjentet e stadiumit “Adem Jashari” të Mitrovicës 200  fëmijët pjesmarrës në edicionin e pestë të “Milan Junior Camp” në Kosovë u stërviten nga trajnerët e moshave të Milanit duke marrë bazat teknike e taktike të një prej skuadrave më të mëdha të futbollit botëror.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe që përjetova këtë eksperiencë të bukur në Kosovë. Kuptuam që ky vend është i mbushur me talente. Gjithsesi, Milani nuk është një klub që prodhon dhe trajton talente, por edhe një shkollë e vërtetë për jetën. Jam i bindur që kjo aventurë ka qenë një vlerë e shtuar për të gjithë fëmijët dhe një eksperiencë që do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre”, Pierluigi Preti, kryetrajner i Milan.
I pranishëm në ceremoninë e mbylljes së edicionit të dytë të Milan Junior Camp Kosova kanë qene edhe përfaqësues të ministrisë së sportit në vend, të cilët e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm këtë projekt.
Diellor Beseni, Visar Jetullahu, Valmir Uka, Bleonard Sekiraqa dhe Ramush Ramadani janë fituesit e edicionit të dytë të Milan Junior Camp Kosova. Po ashtu, trajnerët kanë zgjedhur edhe më të mirët e grupeve të tyre të ndarë sipas moshave, ndërsa 5 fëmijët fitues do të marrin pjesë në në Milan Day në Milano, një tjetër projekt ky i rëndësishëm ku do të të përfaqësojnë Kosovën mes 700 fëmijëve të përzgjedhur nga e gjithë bota. Jo vetëm kaq, pasi në turneun e “San Siro” ata do të kenë mundësi të shpalosin edhe një herë talentin në sytë e trajnerëve dhe “skautëve” të skuadrave më të mëdha të Europës.

TV Albanian Screen, 27.07.2012