Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqia gati për t’u bërë superfuqi në tregun e gazit

Turqia pritet të kalojë Britaninë si konsumatori i tretë më i madh i Europës në konsumin e energjisë elektrike brenda një dekade dhe të kthehet në një qendër tregtie të energjisë, duke përfituar nga rritja e popullsisë dhe ekonomisë së saj, si dhe nga afërsia gjeografike me burimet e gazit natyror të lirë.
Ngritja e saj në tregjet e energjisë do të forcojë influencën e saj si një fuqi ekonomike kryesore midis Azisë Qendrore, Lindjes së Mesme dhe Bashkimit Europian, në të cilin Ankaraja aspiron të antarësohet.
Në 75 milion dhe ende në proces rritjeje, popullsia e Turqisë pritet që nga viti 2025 të kalojë Gjermaninë, momentalisht më e madhja në Europë, me 82 milion. Ekonomia e saj ka lulezuar gjatë këtyre viteve, ndonëse kriza në Europë ka ngadalësuar ritmin e rritjes së saj.
Qeveria është entuziaste për t’a kthyer Turqinë në tregun kryesor të energjisë elektrike për tregtinë në vend dhe kontratat derivative me Europën juglindore dhe shumicën e Azisë qendrore.
“Si një urë midis Azisë dhe Europës, Turqia ka potencialin të zhvillojë një çmim reference për këtë rajon,” tha nënsekretari i ministrisë së energjisë së Turqisë, Metin Kilci.
Konsumi total i energjisë në Turqi u rrit me 9.2% në 118.8 milion ton ekuivalentë të naftës në vitin 2011, krahasuar me 2010-ën, norma më e lartë e rritjes në mbarë Europën dhe Euro-Azinë, sipas rishikimit të fundit statistikor. Kjo, krahasuar me një rënie mesatare 0.5% në konsumin e energjisë  në mbarë rajonin.
“Potenciali i Turqisë është i jashtëzakonshëm. Me një popullsi të re dhe atë urbane në rritje të vazhdueshme, vendi ka një perspektivë të fuqishme dhe kërkesa për energji pritet të dyfishohet në 2023,” tha Naz Masraff, një analist në grupin e konsulencës për rriskun politik Eurasia Group.
Kërkesa e saj vjetore për energji momentalisht është në nivelin 210 teravat/orë (TWh), dhe qeveria thotë se pret që kërkesa të rritet me normë vjetore 6 – 9% nga 2009 deri në 2023.
Të tilla norma rritjeje do të katapultonin kërkesën e saj për energji në nivele që krahasohen me ato të Britanisë, konsumatori i tretë më i madh i energjisë në BE pas Gjermanisë dhe Francës.

Revista Monitor, 12.07.2012