Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arkëtimi i energjisë, CEZ: Debitorët të paguajnë me këste

Respektimi i detyrimeve kontraktuale, CEZ propozon masat e reja ndaj familjeve debitore.
Kush nuk paguan faturat e dritave, nuk do të furnizohet më nga CEZ Shpërndarja. Kjo është masa kryesore e një fushate që CEZ ka ndërmarrë për debitorët, pas njoftimeve që ka dërguar në adresë së tyre. Kompania ndërkohë thotë se, ofron skema lehtësuese nëpërmjet kësteve për pagesën e borxheve për qytetarët që nuk kanë mundësi shlyerje të shumës totale. “CEZ Shpërndarja është duke gjetur mënyrat më të mira për të ndihmuar abonentët në likuidimin e faturave të energjisë të radhës apo dhe atyre të prapambetura dhe është duke u ardhur gjithmonë atyre në ndihmë nëpërmjet proceseve të reja që ne nxjerrim herë pas here. Në këtë rast, kemi një procedurë, e cila u mundëson të gjithë abonentëve të nënshkruajnë një akt marrëveshje me CEZ shpërndarjen u mundëson të gjithë abonentëve të nënshkruajnë një akt marrëveshje për CEZ shpërndarjen për detyrimet e prapambetura, të cilat nuk mund t’i likuidojnë për shkak se nuk mund të kenë mungesë likuiditeti, apo pamundësi financiare. Këtu bazohemi në skema të caktuara, të cilat janë të bazuara në llojin e kategorisë së abonentit, i cili mund të jetë privat apo familjar”, thotë Blerta Zëre, specialiste e arkëtimeve CEZ. Fushata e CEZ për informimin e debitorëve është përqendruar në rajonet ku humbjet në rrjet, të njohura gjithashtu si lidhje të paligjshme, janë të konsiderueshme dhe mbi 90 përqind e klientëve janë debitorë, do të përsëritet tek çdo klient, i cili nuk paguan detyrimet për konsumin e energjisë elektrike. “Në të gjitha rastet, në të cilat abonenti nuk likuidojnë faturën e energjisë elektrike, e cila mund të jetë e këtij muaji apo dhe të prapambetura CEZ Shpërndarje operon deri në ndërprerjen e energjisë elektrike. Gjithsesi përpara se të shkojmë deri në momentin e ndërprerjes së energjisë elektrike, ne kemi disa mundësi të tjera, të cilat janë njoftim debiti në formë të shkruar, telefonatat, mesazhet apo dhe nëpërmjet postës elektronike”, vijon Zëre. Çdo muaj, kompania çon në gjykata rreth 5-6 mijë raste për debitorët, që përfshijnë klientë familjarë, privatë, buxhetorë e jobuxhetorë. Në bazë të kontratës së furnizimit me energji elektrike, kompanisë CEZ Shpërndarje i lind e drejta që ta zgjidhë atë në mënyrë të njëanshme, në rast se nuk respektohen detyrimet kontraktuale.

Gazeta Rilindja Demokratike, 28.06.2012