Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksportet vijojnë në trend pozitiv

INSTAT publikon raportin për muajin maj.
Muaji Maj ka sjellë përmirësim të mëtejshëm të eksporteve shqiptare. Sipas informacionit të publikuar si nga Instituti i Statistikave, në muajin Maj u eksportuan 19,3 miliardë lekë mallra, me rritje 7.5% në krahasim me Prill 2012 dhe rritje me 19.9% në krahasim me Majin e vitit 2011. Ky përmirësim bëri që për herë të parë gjatë këtij viti, të dhënat progresive të eksporteve të rezultojnë me rritje vjetore. Për pesë muajt e parë të vitit, nga Shqipëria u eksportuan 82.7 miliardë lekë mallra, me një rritje prej 0.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Grupi me kontributin kryesor në rritjen e eksporteve gjatë këtij viti është “Minerale, lëndë djegëse, energji”. Eksportet e këtij grupi janë rritur me 16% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që rezultojnë si grupi me peshën më të lartë dhe përbëjnë 34% të totalit. Grupi “Tekstile dhe këpucë” ka zbritur në vendin e dytë dhe zë 31% të totalit të eksporteve. Ndërkohë që eksportet duken në rimëkëmbje, importet vazhdojnë të bien. Për muajin Maj, vlera e importeve ishte 3.3% më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por me një rritje me 11,5% krahasuar me muajin  prill të këtij viti. Defiçiti tregtar ka shënuar një rritje prej 14.8 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 15.8 përqind krahasuar me Maj 2011.
Tregtia me vendet e BE rezulton në 64.8 përqind dhe partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. 
Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi janë rritur, janë për eksportin, Austri, Greqi, Gjermani, Kosovë, Turqi, etj, dhe për importin, Austri, Greqi, Gjermani, Itali dhe Kosovë.

TV ABC News, 25.06.2012