Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

INSTAT: Tregues pozitivë në energji

Ekonomia është rritur gjatë tremujorit të parë të vitit 2015-të me 2.82% kundrejt një viti më parë. Këtë herë, INSTAT ka ndryshuar edhe mënyrën e matjes së prodhimit të brendshëm bruto duke shtuar në këtë matje edhe kontributin që japin taksat dhe subvencionet. Në një konferencë për shtyp, drejtori i përgjithshëm i institutit të statistikave, Gjergj Filipi tha se dy sektorët të cilët kanë performuar më mirë gjatë kësaj peridhue janë ai i industrisë dhe energjisë, dhe ai financiar. Ndërkaq dy sektorët që ka në dorë qeveria, taksat dhe subvencionet kanë rezultuar njëra me rritje minimale, ndërsa tjetra me ulje në vlerat 36%. Instat për herë të parë ka shtuar në këtë publikim edhe efektin që kanë shpenzimet e popullatës në rritjen ekonomike. Konsumi i popullatës ra në këtë tremujor me 1.22%, ndërsa eksportet u rritën 1.5%.

Vizion Plus,  10.07.2015