Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trendet diellore për tu ndjekur

Më poshtë po paraqesim disa nga zhvillimet më të rëndesishme të energjisë diellore të tre muajve të fundit, sipas analistëve të GTM Research.

Cdo tremujor, analistët e energjise diellore të kërkimeve te GTM, përpilojnë të dhënat dhe gjetjet më të rëndesishme të muajve të fundit. Grafikët më të rëndësishëm nga Q4 2014 Solar Executive Briefing paraqesin çmimet, instalimet, financimet, politikat dhe modelet e biznesit si vijojnë.

Vendimet për tarifat e reja të energjisë diellore në Kinë mund të çojnë në ulje të çmimit të paneleve nga 65 cent për watt këtë vit.

Në fillim të muajit, Departamenti Amerikan i Tregtisë paraqiti shqyrtimin paraprak të tarifave të importit të paneleve Kineze në U.S. Departamenti bëri thirrje që të reduktohen tarifat e këtyre produkteve dhe duke supozuar që vendimi përfundimtar nuk largohet shumë nga parashikimi, kërkimet e GTM presin që çmimet e këtyre modeleve në U.S. te ulen 64 cent për watt këtë vit.

Dhjetra kompani po luftojnë ne tregjet e operimeve dhe mirëmbajtjeve, nga prodhues të inverterave dhe moduleve tek zhvilluesit dhe EPC-të.

Ekolëvizja, 01.11.2015