Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: CEZ fiton betejen me ERE-n per nivelin e borxhit te keq

Në mbështetje të vendimit nr. 5690, shpallur ne datën 04.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në lidhje me “Anullimin e vendimit nr. 99, date 30.09.2012, “Mbi miratimin e Studimit te Borxhit te Keq“, pikës 5.2 te Deklaratës Rregullatore, VKM nr. 154, date 29.02.2012, “Për miratimin e marrëveshjes tip për fillimin e procedurave për shuarjen me kompensim te detyrimeve te ndërsjellta ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore, ndërmarrjeve dhe shoqërive te kontrolluara nga shteti dhe CEZ Shpërndarje sh.a……..”, Bordi i Komisionerëve të ERE-s në mbledhjen e tij të datës 15.06.2012, mbasi shqyrtoi relacionin e përgatitur nga grupi i punës, vendosi:
1. Miratimin e Studimit të Borxhit të Keq të përgatitur nga eksperti financiar i pavarur Deloitte. Nivelet e Borxhit të Keq sipas Studimit për vitet 2008, 2009, 2010, janë respektivisht 14,86%, 16,85 % dhe 19.73%.
2. Llogaritja e Borxhit të Keq kryhet sipas pikës 5.2 të Deklaratës Rregullatore.

Ketu mund te lexoni vendimet nr 73 dhe nr 80.

energjia.al, 23.06.2012