Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë: Komisioni Europian verifikon nga afër çështjet mjedisore

Përfaqësuesi nga Direktorati Gjeneral për Mjedis në Bruksel, Octavian Stamate vizitoi Ministrinë e Mjedisit për t’u njoftuar me rrjedhën e studimit të fizibilitetit në kuadër të Marrëveshjes Stabilizim-Asociim.
Ai u takua me Zëvendësministrin e Mjedisit, Ilir Mirena, Sekretarin Permanent, Arben Çitakun dhe dejtorin e Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit, Muhamet Malsiun.
Gjatë këtij takimi, Stamate that se në krahasim me vendet e rajonit, Kosova qëndron në një pozitë që mund të konsiderohet shumë pozitive për nga aspekti i qasjes ndaj problemeve mjedisore.
Ai tha se studimi i fizibilitetit do të shërbejë për identifikimin e sektorëve ku Kosova do të mund të përfitonte më shumë.
Sipas tij, Ministria e Mjedisit, përgjithësisht qeveria e Kosovës, do të duhet të realizojë projekte që zbusin kushtet për krijimin e një mjedisi më të mirë për investime.
Në fund Stamate përgëzoi nisëmn e Ministrisë së Mjedisit për krijimin e Fondit Mjedisor dhe tha se Komisioni do të përkushtohet që t’i kushtohet më shumë vëmendje implementimit të kësaj strategjie.
Sekretari Permanent në Ministrinë e Mjedsit, z. Çitaku shprehu gatishmërinë që të ndihmojë Stamate me të gjitha kapacitetet e Ministrisë së Mjedisit për të parë së afërmi progresin e arritur në përafrimin e zgjidhjeve të problemeve mjedisore me të cilat po ballfaqohet Kosova.
Ai gjithashtu falenderoi Komisionin për ndihmën e dhënë për instalimin e stacioneve për monitorimin e cilësisë ajrit.
Gjatë ditëve të ardhshme, Stmate do të vizitojë stacionin për monitorimin e cilësisë së ajrit në Fushë-Kosovë, i cili funksionon në kuadër të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Një vizitë do t’i bëhet edhe Ligatinës së Hencit, që konsiderohet “djep” i diversitetit biologjik, duke ofruar ujin dhe produktivitetin primar për ekzistencën e llojeve të panumërta të bimëve, gjitarëve, shpezëve, peshqve, etj.
Kjo ligatinë ka sipërfaqe rreth 70 ha. Vizitë tjetër e interesit të veçantë do t’i bëhet edhe një operatori privat të riciklimit të mbeturinave në Prishtinë.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 19.06.2012