Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Avokati i Popullit takim me Ministrin Naço për problemet e ish-naftëtarëve

Avokati i Popullit, z.Igli Totozani zhvilloi sot  dt 19.06.2012 një takim me Ministrin e Ekonomisë, Tregëtisë, Energjitikës, z.Nasip Naço.
Fokus i takimit ishte problemi i punonjësve të Albpetrol, të cilëve ju është zgjidhur marrëdhënia e punës si rrjedhojë e ristrukturimit në vitin 2010.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me njohjen e të drejtës për përfitimin e shpërblimit të vjetërsisë në punë për punonjësit, të cilët kanë qenë për më shumë se tre vjet të punësuar pranë Albpetrol sh.a.
Kjo kërkesë e Avokatit të Popullit bazohet në nenin 145 të Kodit të Punës të Republikës të Shqipërisë.
z.Naço njohu detyrimin për këtë të drejtë të ish naftëtarëve dhe parashtroi problemet lidhur me efektet financiare.
Në përfundim të takimit u ra dakord që Avokati i Popullit t’i drejtohet Ministrisë të Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës me një kërkesë për të filluar ndryshimin e VKM-së 275 të datës 26 Prill 2012.
Kjo kërkesë do të përcillet më tej nga ministri Naço në Këshillin e Ministrave.

energjia.al, 20.06.2012