Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fotovoltaika – tregjet e së ardhmes në Azi

Edhe pse teknologjia e shfrytëzimit të energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike, fotovoltaika, po lulëzon dhe po bëhet gjithnjë e më e lirë, shumë fabrika gjermane po falimentojnë.
Sipas Philippe Welter, botues i revistës Photon, kjo lidhet me faktorë historikë. Teknologjia e fotovoltaikës në SHBA, ku është krijuar edhe kompania e parë për prodhimin e impianteve diellore, është komercializuar. Më pas filloi prodhimi në Japoni, e cila kishte teknologji më të mirë se ajo amerikane dhe kjo çoi në vdekjen e kompanive amerikane dhe rritjen shumë të mëdhe të atyre japoneze. Pastaj nga viti 2000 kjo teknologji njohu një zhvillim shumë dinamik në Evropë. Këtu për shkak të tarifave favorizuese u krijuan shumë kompani, që u rritën shumë shpejt dhe u morën japonezëve një pjesë të tregut.
Impiante solare në Kinë
Zhvillimet sot tregojnë se tregjet me të vërtetë të mëdha të së ardhmes do të jenë në Azi. Sepse aty jetojnë shumë më shumë njerëz sesa në Evropë, aty prodhohet shumë pak energji dhe duhet të ndërtohen kapacitete të mëdha. Vende si Kina e kanë kuptuar që herët këtë dhe kanë ngritur industrinë e tyre. Dhe prodhuesit e atjeshëm kanë avantazhin se ata kanë fabrikat më moderne të prodhimit dhe kosto më të ulëta për pagat. Të gjitha firmat evropiane që nuk janë në gjendje t’i përgjigjen kësaj përparësie kostosh të diktuar nga teknologjia, kanë tani vështirësi.
Në Gjermani çmimet aktuale për energji diellore për impiantin e instaluar në çatinë e një shtëpie tipike është sot 1500-1800 € për kilovat. Duke përfshirë edhe shpenzimet e kredisë për blerjen dhe instalimin e impiantit kostoja e energjisë elektrike të prodhuar shkon 18 deri në 20 cent për kilovat orë (kWh). Prodhimi i energjisë elektrike nëpër impiantet e mëdha të instaluara në çatitë e fabrikave apo në fusha është respektivisht më i lirë dhe shkon 12 deri në 18 cent për kWh. Nisur prej përparimeve në fushën e teknologjisë dhe çmimeve në rënie mund të thuhet se kostoja e energjisë elektrike diellore në Gjermani në vitin 2020 do të jetë midis pesë dhe dhjetë cent për kWh.
Në rajonet që kanë shumë diell çmimi për kilovat orë i energjisë elektrike të prodhuar përmes energjisë diellore është shumë më i ulët. P.sh. në vendet e Mesdheut ky çmim në krahasim me Gjermaninë është rreth 30 për qind më i ulët, kurse në vendet e Ekuatorit ai do të ishte pothuajse 50% më i ulët. Në këto vende, energjia elektrike e prodhuar prej energjisë diellore që sot do të ishte apo është tashmë më e lirë se energjia e prodhur me gjenerator me dizel.
Problemi këtu qëndron diku tjetër. Teknologjia e fotovoltaikës ka fillimisht nevojë për të holla dhe kredi për të bërë këtë investim. Në këtë mes gjeneratori me dizel për fat të keq ka një avantazh të madh: ai është tepër i lirë për t’u blerë në fillim, por pastaj të duhet vazhdimisht naftë për ta vënë në punë. Në këtë mes ka nevojë të krijohen strukturat e duhura për të dhënë kredi për ngritjen dhe nxitjen e impianteve të instaluara në çatitë e shtëpive, të ndërtesave të tjera apo në fusha.
Philippe Welter
Philippe Welter është botues i revistës Photon. Kjo revistë e cila botohet në gjermanisht, anglisht, spanjisht, frëngjisht, mandarin dhe italisht dhe është revista kryesore për energjinë diellore në botë dhe shfrytëzimin e saj.

Dojce Vele, 11.06.2012