Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie çmimi i naftës në tregjet me pakicë

Çmimi i naftës me pakicë në vend ka pësuar një ulje të lehtë, ndryshe ngase ka ndodhur gjer më tani.
Ulja e çmimit të arit të zi në bursat ndërkombëtare ka dhënë efekt edhe në Shqipëri. Në të gjitha pikat me pakicë në Tiranë një litër naftë shitet 180 lekë, ndërsa benzina 189 lek/litër. Madje, në disa zona, si në aksin Tiranë-Lushnjë, gjatë ditës së djeshme një litër naftë shitej me 168 lekë/litër dhe një litër benzinë me 178-180 lekë. Ulja ka nisur prej një muaji në tregjet ndërkombëtare në 119 usd/fuçi pas 2 viteve, duke shënuar uljen e parë dhe sot ka arritur në 98,36 usd/fuçi. Ekspertët e huaj parashikojnë vijim të uljes së çmimit, por në varësi të vlerës së dollarit, monedha për blerjen e karburanteve. Në fillim të vitit në tregun shqiptar u vu re se, bashkë me rritjen e madhe të çmimeve të karburanteve në vend, u ul ndjeshëm konsumi i tij nga qytetarët. Në muajt e parë, sipas të dhënave të Doganave, importi i karburanteve u ul me rreth 30%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2011-ës. Brenda 1 viti në tregun me pakicë çmimi i naftës në vend u rrit mesatarisht 30 lek/litër, duke arritur deri në fund të muajit prill kuotën prej 195 lekë/litër.

Gazeta Start, 08.06.2012