Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Shprese per Shqiperine, BP do te bleje nje shume te madhe aksionesh tek TAP

BP is interested in taking a “meaningful stake” in either the Trans Adriatic Pipeline (TAP) or Nabucco West projects, the company’s vice-president for Shakh Deniz Development Al Cook today said.
The BP-led Shakh Deniz consortium is due to decide by mid-2013 which pipeline to choose as a route to deliver future exports of gas from the 16bn m³/yr second phase of Shakh Deniz to European markets. Cook said Nabucco West, a scaled-down version of the original Nabucco concept, offers the same advantages as the BP-proposed South East European Pipeline (SEEP) project. BP put forward SEEP as a fallback option after concluding that the original Nabucco proposal for a 31bn m³/yr pipeline running from eastern Turkey to central Europe was uneconomic.
The Shakh Deniz partners are due to choose between Nabucco West, which Cook describes as a big step forward from the original concept, and SEEP by the end of this month. Cook added that BP hopes negotiations between Azerbaijan and Turkey on agreements needed for the Trans Anatolian Pipeline (TANAP) to transport Shakh Deniz phase 2 gas through Turkey to Europe will be concluded by the end of this month.

Argus, 07.06.2012

Dilemat e degës së gazsjellësit në Shqipëri
Aksionerët e TAP janë dakord, nëse gjendet blerësi afatgjatë jo vetëm për tregun tonë.
Projekti i gazsjellësit TAP po ecën në tërësi pozitivisht, duke parë aspektin se tubacioni do të kalojë edhe në vendin tonë, dhe se aksionerët kanë bindur deri-diku shoqërinë azerbajxhanase për miratimin e këtij plani (TAP konkurron me një tjetër projekt, linja e Veriut). Pavarësisht kësaj, qeveria shqiptare ka një merak, ose më saktë një dilemë: a do të lejojë TAP të hapë një degë në territorin tonë, apo thjesht do kalojë tubacionet drejt Italisë? Sipas legjislacionit të BE-së, projektet gazsjellëse duhet t’u japin mundësi çdo shteti, ku kalon, që të marrin gaz nga linjat, dhe të mos jenë vetëm vende transite. Këtë fakt tre kompanitë pronare të TAP e dinë shumë mirë dhe me këtë rast kanë pranuar të hapin një degë furnizimi edhe në tregun tonë, por ka disa kushte, të cilat kanë vendosur në merak palën shqiptare. Gazsjellësit duhet t’i sigurohet një blerës për rubinetin që do të hapë në vendin tonë dhe bëhet fjalë për sasi që shkojnë në mbi 1 miliard metër kub gaz dhe duke pasur parasysh faktin se “lënda djegëse” duhet parashtruar në kontratë se do të blihet e gjitha për të paktën 10 vjet, atëherë është e vështirë të gjendet “ky grosist” në këto kohë krize. Nëse pala shqiptare, në rastin konkret ERE, nuk gjen një partner për degën e Shqipërisë, qoftë edhe shoqëri rajonale maqedonase, kroate, etj., atëherë TAP refuzon të hapë degë për shkak të kostos së lartë të investimit. Nevojat e tregut tonë shkojnë në rreth 200 milionë metër kub gaz, por këto sasi nuk mjaftojnë të bindin aksionerët e TAP të merren me tregje të vogla, kur vepra në total konsiderohet me vlerë mbi 25 miliardë euro. Gazi do të shkojë kryesisht për tregun italian, si dhe një pjesë për Europën, ndërsa hapja e degës në Shqipëri është një shans i mirë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vetë rajonin. Në kushtet kur çmimet e energjisë po rriten dhe burimet e naftës po pakësohen, energjia alternative, si gazi i lëngshëm për konsum dhe industri, është një opsion i mirë në kushtet e krizës.
Qeverisë shqiptare i intereson furnizimi me gaz nga TAP-i, nisur nga projekti i TEC-it të Vlorës, i cili duke prodhuar aktualisht energji me lëndë të parë naftën, koston e kilovatit e nxjerr 100 për qind më të shtrenjtë sa është në treg, kurse me gaz leverdia del më e mirë. I gjithë procesi duhet të mbyllet brenda muajit gusht dhe në rast se bihet dakord, do të jetë rajoni i Fierit, epiqendra e degëzimit të gazsjellësit, me kapacitet total transportues 10 deri në 20 miliardë normal metër kub gaz.
Prova e parë do të jetë takimi i sotëm në Ministrinë e Ekonomisë, ku ministri Nasip Naço, bashkë me partnerë të tjerë, përfshi dhe TAP-n, do të zhvillojnë një debat për ecurinë e sektorit.

Gazeta Shqip, 08.06.2012