Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova Petrol certifikohet sipas standardeve ndërkombëtare

Sot u prezantua suksesi më i fundit i kompanisë kosovare Kosova Petrol e cila është certifikuar sipas Standardit Ndërkombëtare ISO 9001:2008.
Ky sukses u bë i ditur gjatë një organizimi të Odës Ekonomike Amerikane (OEAK) së bashku me Kosova Petrol, ku përveç pjesëmarrësve të komunitetit të biznesit, të pranishëm ishin edhe Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Z Ramadan Hasani si dhe drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Bexhet Haliti.
Kosova Petrol është kompani e vetme e certifikuar me ISO Standard 9001: 2008, standard ndërkombëtar për menaxhimin e cilësisë. Zëvendësministri z. Hasani vlerësoi lartë vizionin e Kosova Petrol për zbatimin e standardeve ndërkombëtare, meqë kjo e rrit konkurrueshmërinë e bizneseve Kosovare në tregun ndërkombëtar.
Hasani e veçoi këtë vizion si udhërrëfyes për zhvillimin e bizneseve dhe ekonomisë së Kosovës.
Arian Zeka, u.d. drejtor ekzekutiv i OEAK, theksoi se kompanitë kosovare kanë filluar të vetëdijesohen dhe të kuptojnë rolin e tyre në arritjen e standardeve ndërkombëtare.
Zeka tha se duke qenë ndër kompanitë më të vjetra dhe me shtrirjen më të madhe në Kosovë, Kosova Petrol e meriton të cilësohet si kompani lidere, dhe si e tillë duhet të shërbejë si shembull për kompanitë e tjera.
Me pas në vazhdim, Haliti, drejtor i Agjencionit Tatimor të Kosovës, identifikoi këtë sukses si promovim të vlerave te mirëfillta ne lëmin e biznesit dhe ofrimin e produkteve cilësore, e veçanërisht duke pasur parasysh se vjen nga një kompani që njihet jo vetëm si ndër tatimpaguesit më të mëdhenj por edhe më të rregullt të buxhetit të Kosovës.
Në fund, znj. Leonora Selmani, drejtoreshë ekzekutive e Kosova Petrolit, njoftoi se kjo ngjarje shënon konfirmimin zyrtar te zbatimit te cilësisë së naftës në vendin tonë, ku konfirmohen shërbimet e nivelit të lartë që Kosova Petrol i ofron konsumatorëve kosovarë tash e 12 vjet.
Ajo njoftoi se Kosova Petrol është kompani e parë e certifikuar në Kosovë e cila veçohet me standardizimin e organizimit të kompanisë vendosjen e sistemit të çdo procesi në kompani dhe unifikimin e menaxhimit te sistemit në mbarë botën.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 04.06.2012