Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ ofron lehtesira per konsumatoret e energjise ne Fushe-Kruje

CEZ Shperndarje eshte e angazhuar per furnizimin e sigurt dhe te panderprere te energjise per konsumatoret e rregullt te energjise elektrike dhe ka nisur zbatimin e nje plani masash qe garantojne furnizimin per te gjithe ata konsumatore qe paguajne ne menyre te rregullt faturat e tyre te energjise.
Per shkak te situates te renduar nga lidhjet e paligjshme ne rrjet, te cilat pervecse demtojne financat e kompanise demtojne edhe rrjetin e shpendarjes se energjise, CEZ Shperndarje eshte duke ndermarre disa masa per te mbrojtur rrjetin e shperndarjes nga demtimet e metejshme ne zonen e Fushe Krujes. Keto masa perfshijne shkeputjen nga rrjeti i shperndarjes se energjise te lidhjeve te paligjshme, nderprerjen e furnizimit me energji te debitoreve si dhe rikthimin e rrjetit ne gjendjen e tij normale. Zona ne fjale rezulton debitore ne masen mbi 90%, dhe ka nje numer shume te larte te lidhjeve te paligjshme, nepermjet te cilave vidhet energjia, duke shkaktuar humbje  ne masen  70%, duke cuar keshtu humbjet totale ne masen 98% te energjise qe percohet ne zone. Duke marre parasysh keto rrethana,  shkeputja e energjise per lidhjet e paligjshme dhe nderprerja e energjise per debitoret jane e vetmja mundesi kunder fenomenit negativ te vjedhjeve ne rrjet.
CEZ Shperndarje ka marre te gjitha masat per te furnizuar me energji institucione te rendesishme, si spitali dhe burgu i qytetit dhe po punon intensivisht per furnizimin me energji te klienteve te rregullt. Mbrojtja e rrjetit furnizues, nje nga garantuesit kryesore te furnizimit cilesor me energji te klienteve te rregullt te “CEZ Shperndarje”, po behet gjithmone e me e veshtire sepse persona abuzive qe preken direkt nga kjo nisme e fundit jane duke nderhyre ne rrjet duke tentuar per tu rilidhur serisht ne menyre te paligjshme dhe duke shkaktuar deme te konsiderueshme ne linjat e tensionit te mesem. Nisur nga kjo, CEZ Shperndarje kerkon ndihmen e instancave perkatese lokale, ne menyre qe te siguroje vazhdimesine e furnizimit te rregullt te klienteve jodebitore. Gjithashtu, CEZ Shpërndarje I bën thirrje të gjithë klientëve në zonën e Fushë Krujës të mos bëjnë ndërhyrje në rrjetin e energjisë elektrike. Ndërhyrjet në rrjetin e furnizimit dhe vjedhja e energjise elektrike jo vetëm që dëmtojnë në menyrë të konsiderueshmë rrjetin dhe cilesinë furnizimit por janë të dënueshmë me ligj dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.  Vjedhjet në rrjet  dhe mospagimi i faturës së energjisë janë  fenomene që dëmtojnë jo vetëm CEZ Shpërndarje por edhe klientin e rregullt. CEZ Shperndarje eshte e angazhuar per t’i ofruar nje sherbim sa me cilesor klienteve te saj te rregullt, te cilet paguajne per energjine qe konsumojne. Për lehtësimin e pagesave të prapambetura, CEZ Shpërndarje ve ne dispozicion te klienteve  te saj skemën lehtesuese për pagesë së detyrimeve me këste, nepermjet te ciles debitoret kane mundësinë më të mirë për të shlyer borxhet kundrejt kompanisë, dhe të sigurojnw rilidhjen per furnizimi me energji. Per me shume informacion, klientet tane mund t’ju drejtohen Qendrave te Kujdesit ndaj Klientit, te cilat jane te hapura nga ora 08:00 deri me 20:00.

energjia.al, 02.06.2012