Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria transferon asetet e KESH-it tek 2 shoqerite e reja “Bistrica 1 & 2” dhe “Uleza & Shkopet”

VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË SHOQËRISË “HEC BISTRICA 1 DHE BISTRICA 2”, SH.A.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8,13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1.  Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të prodhimit të energjisë elektrike, të cilat kalojnë në përgjegjësi administrimi të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., sipas lidhjeve (gjithsej 2 (dy) fletë), që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Heqjen e pasurive të mësipërme nga inventari i pronave të paluajtshme shtetërore, të sistemit të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, në përgjegjësi administrimi të KESH, sh.a.-së, miratuar me vendimin nr.122, datë 4.3.2004, të Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI SHOQËRISË “HEC ULËZ – SHKOPET”, SH.A.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8,13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të prodhimit të energjisë elektrike, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi shoqërisë “HEC Ulëz – Shkopet”, sh.a., sipas lidhjeve (gjithsej 3 (tre) fletë) që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Heqjen e pasurive të sipërpërmendura nga inventari i pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, në përgjegjësi administrimi të KESH, sh.a.-së, miratuar me vendimin nr.122, datë 4.3.2004, të Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
SALI BERISHA

energjia.al, 24.05.2012