Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Akcizat, ndryshon sërish drafti i qeverisë

Projektligji “për Akiczat” i është rikthyer sërish diskutimeve në Kuvend, pas propozimeve të reja të ardhura nga grupet e interesit. Pavarësisht se është miratuar parimisht në komisione, ekziston mundësia që ai të rikthehet për amendim në komisionin përgjegjës që është ai i Ekonomisë.
Anëtari i këtij komisioni Sherefedin Shehu thotë për RTV SCAN se mungesa e një date për votimin e tij lidhet me diskutimet që po bëhen, ku tashmë është arritur consensus për masën e garacisë që duhet të paguajë biznesi që tregton mallra akcize ndërsa është në proces diskutimi afati dhe mënyrat e pagesës së garancisë.
Në projektligjin aktual është përcaktuar si afat zbatimi data 1 korrik e këtij viti, çka do të thotë se parashikohet që akciza të mblidhet vetëm në doganë duke nisur nga kjo datë. Por sipas deputetit, vonesa në miratimin e ligjit nuk përbën ndonjë shqetësim në këtë pikë, edhe pse egziston mundësia që ai të reflektohet në shtyrjen e afatit për administrimin e kësaj takse nga administrate doganore. Projektligj I ri për akcizat ka sjellë një serë ndryshimesh mes të cilave kalimin e administrimit të taksës vetëm nga Doganat, parapagimin e garancisë si dhe rritjen e nivelit të akcizës për pijet alkoolike me përqindje të lartë alkooli.

TV Scan, 22.05.2012