Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtohet niveli i importit të naftës iraniane në Turqi

Burimet informative turke njoftojnë shtimin e dukshëm të importit të naftës iraniane nga ana e Turqisë.
Sipas entit statistikor të Turqisë, ky vend muajin mars ka importuar nga Irani 1.17 milion ton naftë, që është sasia më e madhe në 8 muajt e kaluar.
Shtimi i importit të naftës iraniane në Turqi, bëhet ë kohën kur ky vend muaj më parë kishte deklaruar uljen e këtij importi për të bashkëpunuar në zbatimin e sanksioneve të njëanshme kundër Iranit.
Ndërkohë funksionarë të naftës në Turqi, në një intervistë dhënë agjencisë Reuters, kanë deklaruar se politikat për uljen e importit të naftës nga Irani nuk kanë ndryshuar.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 09.05.2012