Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zjarri në Termo Centralin Kosova A shkaktoi dëme minimale

KEK sh.a. njofton se dje, me 30.04.2012, në orët e pasdites  është shkaktuar një zjarr në termocentralin “Kosova A”. Zjarri i kishte kapluar dy shiritat transportues që furnizojnë me qymyr bllokun A3. Përpos djegies së shiritave, zjarri nuk ka shkaktuar asnjë dëm tjetër. Asnjë punëtor i KEK-ut nuk është lënduar, sikurse procesi i prodhimit nuk është prekur fare. Zjarri është shuar falë angazhimit të pashoq të punëtorëve të KEK-ut dhe mobilizimit të të gjitha institucioneve relevante, për të cilat korporata shpreh falënderim të veçantë.
Kryetari i Bordit të Drejtorëve të korporatës, z. Fadil Çitaku, Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj dhe menaxhmenti i lartë i korporatës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, për të inspektuar situatën dhe për të dhënë mbështetjen në këtë rast. Pas kalimit të situatës është formuar Komisioni Profesioanl për verifikimin e shkaktarëve të zjarrit.
Gjendja është normalizuar dhe KEK sot do të fus në prodhim menjëherë njësinë A4, ndërsa pajisjet e dëmtuara do të zëvendësohen shumë shpejt.
Ky problem nuk ka afektuar as furnizimin me energji elektrike, i cili edhe gjatë ditës së djeshme, sikurse gjatë dy muajve të fundit, ka qenë pa reduktime dhe vazhdon të jetë edhe sot dhe ditëve në vijim.

energjia.al, 02.05.2012