Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mbrojtja e mjedisit, kërkohet zbatim i saktë i ligjit

Mbrojtja e mjedisit dhe manaxhimi i mbetjeve urbane bëhen vetëm me anë të zbatimit të saktë të ligjeve në fuqi. Edhe pse reduktimi i listës së gjelbër për lëndët që mund të importohen nga industria përpunuese është në dobi të mjedisit, nevojitet një bashkëpunim më i gjerë mes pushtetit vendor dhe atij qendror për manaxhimin e mbetjeve në vend.
Kështu është shprehur drejtori i Grupimit të Ekolëvizjes Shqiptare, Xhemal Mato, i cili shton se, duhen marrë masa konkrete për një manaxhim efikas të mbetjeve në vend.
Ndërkohë, qeveria ka marrë një vendim për ndalimin e importit të lëndëve pa kod doganor, edhe nëse janë të përfshira në listën e gjelbër. Ministria e Financave në bashkëpunim me ministrinë e Mjedisit do të punojnë për arritjen e një memorandumi mbi të gjitha veprimet që do të kryejnë doganat shqiptare për importin e mbetjeve të riciklueshme. Një nismë e tillë merret për të përjashtuar nga importi të gjitha ato lëndë që mund të paraqesin rrezikshmëri për mjedisin.

TV Scan, 18.04.2012