Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kuvendi: OSHEE të mos aplikojë më afrofetë

Kuvendi e ka orientuar Entin Rregullator të Energjisë, duke qenë në varësi direkte në orentojë punën gjatë këtij viti në disa drejtime sensitive për konsumatorët e energjisë. Ja detyrat që Kuvendi i ka lënë ERE për këtë vit.

– Të ushtrojë autoritetin e tij ndaj OSHEE-së, në mënyrë që në tremujorin e parë të vitit 2016 të mbyllet pajisja e konsumatorëve me matës, për t’i dhënë fund kështu faturimit aforfe;

– Të ushtrojë kompetencat e tij, me gjithë fuqinë që i jep ligji, për mbrojtjen e konsumatorit, veçanërisht në lidhje me problematikat e hasura me OSHEE-në, në mënyrë që konsumatori të mos ndihet i pambrojtur përballë operatorit, gjithashtu të rrisë përpjekjet për të bërë të mundur përmirësimin e zbatimit nga ana e OSHEE-së të detyrimeve të përcaktuara në Kontratën e Furnizimit me Energji Elektrike për Klientët Familjarë dhe Jofamiljarë, si dhe të vijojë të trajtojë me përgjegjshmëri ankesat e konsumatorëve që depozitohen pranë ERE-s;

– Në miratimin e planeve të investimeve të kompanisë OSHEE, të mbajë parasysh, nga njëra anë, mbrojtjen e konsumatorit dhe rritjen e transparencës ndaj tij dhe, nga ana tjetër, përmirësimin e treguesve, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe performancës së kompanisë;

Kërkon që ERE për vitin 2015: – Në kuadër të implementimit të paketës së tretë të energjisë, e cila kërkon rregulla të reja në mënyrën e menaxhimit të tregut energjetik, të marrë masat e nevojshme për miratimin e akteve nënligjore apo rregulloreve të nevojshme;

– Në kuadër të detyrave që lindin nga legjislacioni i ri i përmirësuar, si dhe sfidave të mëdha dhe me përgjegjësi në sektorët e energjisë dhe gazit natyror, të marrë masat e nevojshme për shtimin e kapaciteteve në strukturën e saj, si dhe forcimin e profesionalizmit dhe të pavarësisë operacionale të stafit të entit;

– Të përmirësojë bashkëpunimin e saj me institucione të tjera, në veçanti me Autoritetin e Konkurrencës, duke bashkëpunuar praktikisht në Faqe|4688 Fletorja Zyrtare Viti 2015

– Numri 88 garantimin e zbatimit të plotë të dispozitave të paketës së tretë të energjisë, e cila qartazi kërkon aktivitete të përbashkëta mes dy autoriteteve;

– Të kërkojë nga shoqëria OSHEE sh. a zbatimin e kuadrit ligjor për rritjen e transparencës në tregun e energjisë elektrike dhe të vazhdojë të monitorojë zbatimin e rekomandimeve të vitit 2014 për shoqërinë;

– Me miratimin e projektligjit për sektorin e energjisë elektrike në Kuvend, të marrë masat e nevojshme për miratimin e akteve nënligjore apo rregulloreve të nevojshme, të cilat kërkohen në kuadër të zbatimit të tij;

– Me miratimin e projektligjit për sektorin e energjisë elektrike në Kuvend, ERE, si një institucion i pavarur dhe me një rëndësi kyçe, të sigurojë mbështetjen e një reforme të thellë në sektorin e energjisë elektrike, reformë e cila jo vetëm do të mund të zgjidhë një problematikë të krijuar ndërmjet operatorëve të ndryshëm në treg, por do të mundësonte zhvillimin më të shpejtë dhe të sigurt të një tregu efektiv dhe të qëndrueshëm në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit;

– Të marrë masa për nxitjen e krijimit të një tregu të brendshëm dhe hapjen efektive të tregut për të gjithë klientët dhe furnizuesit, në veçanti në dritën e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike;

– Të marrë masat për heqjen e barrierave që pengojnë futjen e pjesëmarrësve të rinj në treg dhe të sigurojë një përfitim të klientëve prej funksionimit të efektshëm të tregut kombëtar;

– Të rrisë përpjekjet e tij në ndërgjegjësimin e konsumatorëve për të drejtat e tyre që lidhen me shërbimin e furnizimit me energji elektrike, përmes përdorimit të mjeteve të komunikimit;

– Të vazhdojë bashkëpunimin me entet rregullatore të italisë dhe Greqisë si në kuadër të projektit TAP, ashtu edhe për të përfituar nga eksperienca e Rregullatorit italian në sektorin e gazit natyror dhe sektorin e shpërndarjes;

– Të marrë masat e nevojshme për të nxitur përdorimin e energjisë së rinovueshme.

Revista Monitor,  31.05.2015