Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fasllia: Subvencion për fermerët nëse rritet nafta

Subvencion për fermerët në rast se rriten tarifat e kultivimit të tokës për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Zv.ministri i bujqësisë Ndoc Fasllia u shpreh se nëse kjo ndodh atëherë do të ndërhyet në këtë sektor. Aktualisht sipas Fasllias tarifat vazhdojnë të mbeten të pandryshuara.
Ndërsa ka përfunduar sezoni i mallrave të importit dhe ka nisur ai i prodhimeve të vendit, Zv.ministri i bujqësisë Ndoc Fasllia shprehet se fundi i marsit shënon fillimin e daljes së produkteve të vendit duke dhënë efekte të ndjeshme në uljen e çmimeve.
Ndërkohë në lidhje me ecurinë e bujqësisë në pjesën e mbetur të vitit numri 2 i bujqësisë shprehet se pritet që të ketë një shtim të sipërfaqes bujqësore me ullishta dhe vreshta të cilat hyjnë në prodhim.

TV Ora News, 01.04.2012