Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fermeri kthen kultivimin e fasules në traditë familjare: Të na subvencionohet nafta

Fermerin Kristaq Llupi nga fshati Shën Pjetër i Njesia Administrative Topoje Fier, e gjejmë në tokën e tij ku kultivimin e fasules e ka kthyer në një biznes familjar. Ai thotë se problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore ndërsa tregon se shumë toka nuk punohen duke u lënë të djerra.

“Fasulen kam filluar ta kultivojë shumë herët kryesisht në , por para dy vitesh kam filluar të kultivojë fasule në sipërfaqe më të mëdha. Aktualisht kam 5 ha toke ku 2 ha e gjysmë toke të mbjella me fasule”, tha Llupi duke treguar se këtë vit ka marrë 50 kuintal fasule.

Në fshatin Shën Pjetër përveç Kristaq Llupit janë të paktën 5 fermerë të tjerë që kultivojnë fasule, krahas grurit misrit e elbit. Por rritja e fasules ka dhe problemet e saj. Llupi thotë se këtë vit kanë pasur probleme të mëdha me kushtet klimatike, por edhe me karkalecat që i dëmtojnë të mbjellat. Ndërsa ankohet se nuk ka përfituar subvencione nga shteti për sa i përket naftës. Ai thotë se e blen naftën me 1700 lekë dhe shteti duhet të ndërhyjë pasi për të është shtrenjtë.

“Rendimentet e fasules varen shumë prej kushteve klimatike, këtë vit lagështia na ka bërë shumë dëme në rendimente, pasi në fazën e pjekjes së fasules ka pasur të reshje”, tha Llupi.

Ai tregon se nuk ka marrë subvencion nga shteti, ndërsa problem mbetet edhe mungesa e tregtarëve të mëdhenj që të grumbullojnë dhe të blejnë sasi të mëdha. Por pavarësisht kësaj fermeri Llupi thotë se ka klientët e tij dhe e ka të shitur të gjithë mallin.

Shqiptarja.com  04.08.2020