Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pagesat e faturave të energjisë, “arkë lëvizëse” në zonat rurale

CEZ Shpërndarje shton mundësitë e pagesës së faturës së energjisë elektrike. Ky shërbim ofrohet tashmë, në sportelet e pikave të kujdesit për klientin, në postë, bankë por edhe në shtëpi.
Për zonat e veçuara, kryesisht në ato rurale, në pamundësi për të bërë pagesën në një nga këto sportele, CEZ Shpërndarje ka vënë në funksion “arkën e lëvizshme”. E thënë ndryshe, një specialist i departamentit të arkëtimeve dhe një arkëtar vihen në lëvizje për të aksesuar në zonat e largëta, duke mundësuar për klientet printimin dhe pagesën e faturës.
Elvis Gjergji, Drejtor i Departamentit të Arketimeve CEZ ka bërë me dije të gjithë këto procedura të reja.
Sipas tij, rritja e mundësive të likujdimit të faturës ka përmirësuar treguesin e arkëtimeve të energjisë elektrike. Por nëse rezulton debitor, konumatori ka penalzime.
“Në rast se klienti nuk bën likujdimin brenda afatit të caktuar, CEZ Shpërndarje njofton klientin për të bërë likujdimin brenda 60 ditëve. Në rast se brenda kësaj kohe ai nuk bën likujdimin, informohet për ndërprerje të energjisë elektrike. Në rast se nuk ka reagim pas ndërprerjes së energjisë, kompania i drejtohet studiove ligjore dhe më pas çështja kalon në përmbarimin privat”, deklaron Gjergji.
Përmbarimi privat mund të bllokojë edhe asetet e konsumatorit debitor dhe me shitjen e tyre të mundësohet likujdimi i faturës së energjisë elektrie. Pagesa në kohë e faturës së energjisë, është shumë e rëndësishme, sepse shmang kamatë-vonesën si dhe garanton furnizimin me energji.

TV Albanian Screen, 30.03.2012