Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reduktohet me 85% nr i defekteve

Përmirësohet situata e furnizimit me energji elektrike
Moti i keq, avari në zonat rurale, shpejtësia e erës 48 km/h

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes për shkak të motit të keq me reshje intensive të shiut që ka përfshirë mëngjesin e sotëm.

Nga informacioni i Shtabit Qendror të Divizionit të Shpërndarjes, deri në orën 20.30, (datë 8/11/2016), kemi një përmirësim të situatës të furnizimit me energji elektrike, pasi defektet janë reduktuar me 85% (nga raportimi i mesditës 12.00).

Pasdite, zona më e prekur është ajo e Vlorës, për shkak të përkeqësimit të motit, i cili është shoqëruar me rritje të konsiderueshme të erës. Përmirësim të ndjeshëm ka patur me furnizimin me energji në zonën Korçë.

Sakaq, fiderat 27 dhe 28 të N/stacionit Kashar janë jashtë pune për shkak të dëmtimit te urës së Logut në zonën pranë Institutit Bujqësor Kamëz (foto atach). Kjo gjë ka ardhur për shkak të rritjes së nivelit të ujit lumit në këtë zonë dhe dëmtimit të urës. Aktualisht, brigadat e OSHEE janë në terren, duke vendosur shtylla të reja, dhe parashikohet të punohet gjatë gjithë natën! (foto atach)

Në Shkodër, punonjësit e OSHEE kanë përdorur varkat për transportimin e bazës materiale dhe forcës punëtore për rregullimin e defektit në fidrin 4. (foto atach)

Defektet janë kryesisht ne zonat rurale, ku koha e keqe dhe terreni i thyer e ka rritur shkallën e vështirësisë së riparimit të defekteve. Era në këto zona ka fryrë me shpejtësi mbi normat e lejuara 24 – 48km/h. Me përmirësimin e motit dhe uljen e shpejtësisë së erës do të rikthehet energjia në zonat që furnizohen nga fidrat e stakuar për masë sigurie.

Rreth 1500 punonjës të organizuar në brigada ndodhen në terren për riparimin e defekteve.
OSHEE njofton se fidrat që furnizojnë spitalet, hidrovorët, objektet e pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë të gjithë në punë.

Zyra e Shtypit në OSHEE ka publikuar sot pasdite hartën me kontaktet e dispeçerëve për secilën rajon si dhe numrin call center.

energjia.al  10.11.2016