Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konsumatorët përgatiten për rezervat strategjike (të naftës)

Ministri saudit i Naftës, Ali al-Naimi, thelloi kritikën e drejtpërdrejtë për rritjen e çmimit të naftës, por nuk ka dhënë asnjë sinjal se Sauditët do të rrisin nivelin e prodhimit pavarësisht se vendet konsumatore po planifikojnë të hedhin në treg rezervat strategjike. Vetëm 2 javë pasi agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Britania dhe shtetet e bashkuara po bisedojnë për përdorimin e rezervave strategjike, ministri francez i energjisë Erik Beson konfirmoi se edhe Franca është në bisedimeve me shtetet e bashkuara për tu bërë pjesë e kësaj skeme. E përditshmja Le Monde raportoi se vendimi mund të merret në pak javë.
Në të njëjtën kohë Financial Times publikoi një opinion të rrallë me autor ministrin e naftës të Arabisë saudite, eksportuesi i parë i naftës bruto në botë. Në këtë opinion Ali Al-Naimi thotë se frika për mungesë të furnizimit botëror me naftës ehtë një “mit”, por nuk shprehu asnjë opinion nëse Arabia saudite është e gatshme, ka mundësinë apo edhe vullnetin të plotësojë të gjitha hapësirat bosh në treg. Lëvizjet hedhin dritë mbi rritjen e shqetësimeve nga të dyja anët, prodhues dhe konsumatorë, në lidhje me ndikimet ekonomike dhe politike të rritjes 15% të çmimit të naftës bruto në 3 muajt e parë të këtij viti. Por këto lëvizje nxjerrin në pah edhe diferencën në qëndrime që këto dy palë po marrin karshi rritjes së çmimit. Çdo vendim për të përdorur rezervën strategjike, pritet të bazohet në parashikimin se tregjet e naftës përballen me mungesë të naftës bruto, duke vendosur ekonomitë e perëndimit në opinion krejt të kundërt me atë që ofroi në fillim të këtij muaji, eksportuesi i parë në botë Arabia saudite.
Komentet e al Naimi janë më të drejtpërdrejtat të bëra ndonjëherë në lidhje me çmimin e naftës, çmim që është rritur si pasojë e humbjes së furnizimit nga disa prodhues në mbarë botën dhe çka është më e rëndësishmja nga kërcënimi për çrregullim të tregut si pasojë e mungesës së naftës iraniane. “Arabia Saudite do të dëshironte një çmim më të ulët. Furnizimi nuk është një problem dhe nuk ka qenë problem në të shkuarën e afërt. Nuk ka asnjë arsye racionale që të justifikojë pse çmimet e naftës vijojnë të jenë kaq të larta”, tha ai në shkrimin e publikuar në  Financial Times.Por ai nuk tha në këtë opinion se mbretëria saudite është e gatshme të rrisë prodhimin. Tregjet e naftës aktualisht kanë zhvlerësuar naftën bruto vetëm një ditë pas konfirmimit të bisedimeve mes Parisit dhe Uashingtonit për përdorimin e rezervës strategjike. Por tregjet nuk u ndikuan aspak nga komentet e ministrit saudit. Tregjet e naftës në këtë vit janë shqetësuar nga planet e shteteve të Bashkuara dhe bashkimit europian për sanksione ekonomike ndaj Iranit për të ndalur ambicien nukleare të republikës islamike anëtare të OPEC.
Mungesa e furnizimit nga Irani, Jemeni, Siria, Sudani i Jugut dhe Deti i Veriut, rezultojnë sipas statistikës së Reuters, në 1 milionë fuçi naftë më pak çdo ditë. Ndërsa rritja e çmimit të naftës po shndërrohet në dhimbje koke për politikanët në të gjithë botën, duke përfshirë këtu presidentin Barack Obama që synon të marrë një mandat të dytë në zgjedhjet e 6 nëntorit. Obama përballet me zemëratën e qytetarëve për çmimin e benzinës në pikat e karburantit. Në përpjekje për të parandaluar thyerjen e rekordit historik të çmimit të naftës, Londra tha se në vizitën zyrtare të David Cameron në shtëpinë e bardhë, është biseduar për përdorimin e rezervave strategjike si mënyrë e mirë për të ulur çmimin e pakicës për naftën. Zyrtarët të shtëpisë së bardhë kanë pranuar se po zhvillohet një bisedë e tillë pa konfirmuar nëse është marrë një vendim.
Ndërkohë çmimi i naftës është rritur në nivel rekord edhe në Francë duke u bërë temë qendrore në debatin për zgjedhjet presidenciale që përfundojnë në 6 maj dhe ministrja e buxhetit, paralelisht zëdhënëse e qeverisë, Valerie Pecresse, tha për gazetarët se Franca është bashkuar me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë në konsultimet me agjencinë ndërkombëtare të energjisë për të marrë autorizimin ën përdorimin e rezervave strategjike. Përdorimi i këtyre rezervave normalisht koordinohet me këtë agjenci që përfaqëson 28 vendet konsumatore më të mëdha të naftës në botë.
Por drejtoresha e kësaj agjencie  Maria van der Hoeven, ka thënë në disa raste se nuk do të ketë përdorim të koordinuar të rezervave pasi nuk ka mungesa të theksuara furnizimi në treg. Gjermania dhe Italia janë kundër përdorimit të rezervave. Van der Hoeven ka thënë se vendet mund të marrin vendim të njëanshëm në konsultim me agjencinë. Agjencia ndërkombëtare e energjisë me bazë në Paris është krijuar në vitin 1974 dhe ka autorizuar vetëm 3 herë përdorimin e koordinuar të rezervave strategjike. Hera e fundit ka qenë qershori i vitit 2011 si pasojë e mungesës së furnizimit me naftën e Libisë. Në Berlin zyrtarët thonë se nuk kanë marrë njoftim zyrtar nga shtetet e bashkuara dhe nuk besojnë që në kushtet aktuale nën ligjin gjerman mund të justifikohet një veprim i tillë.

TV scan, 29.03.2012

Shtim të rezervave të naftës për të ulur çmimet
SHBA, Franca, Japonia dhe Britania e Madhe po studiojnw plan-veprim të koordinuar të emergjencës
Rritja e çmimeve të naftës mund të shfaq një kërcënim për rritjen ekonomike. Afirmimi vjen nga Organizata për Bashkëpunim dhe zhvillim Ekonomik. Sipas OECD, cmimi i naftës Brent të Londrës është rritur me mbi 10 dollarë që nga fillimi i muajit shkurt të këtij viti dhe kjo mund të shtojë inflacionin në vendët anëtare dhe do të ulë me 0,1 dhe 0,2 pikë përqindje PBB mesatar në vitin e ardhshëm. Ndërkohë bëhet e ditur se SHBA, Franca, Japonia dhe Britania e Madhe janë duke studiuar një veprim të koordinuar të emergjencës mbi rezervat e naftës. Sipas nëj artikulli të FT, ky veprim i përbashkët do të ndërmerret pasi mendohet se frika për rreziqet mbi cmimet e larta të naftës janë në rritje dhe mund të ndikojnë në impaktin mbi ekonominë globale. Një ditë më parë ministri francez i energjisë Eric Besson ka deklaruar se SHBA i kanë kërkuar Francës për këtë bashkëpunim në shtimin e rezervave të naftës, duke u shprehur se Franca është në favor të këtij veprimi dhe pret konkluzionet e Agjencisë ndërkombëtare të Energjisë. Qeveria franceze është në favor të këtij propozimi dhe kërkon të bindë vendet prodhuese të naftës të shtojnë sasinë e naftës në treg, në mënyrë që të luftojnë spekulimet që çojnë në rritjen e cmimeve. Ndërkaq nga Gjermania bëhet e ditur se nuk ka marrë ende një propozim të tillë zyrtar nga ana e Agjencisë ndërkombëtare të Energjisë, mbi mundësinë e përdorimit të rezervave strategjike të naftës. Departamenti amerikan i energjisë ka deklaruar se rezervat e benzinës janë pakësuar në 223 milionë fuci dhe se rezervat e karburantit kanë rënë në rreth 136 milionë fuci. Pavarësisht kësaj Rezerva Federale Amerikane përpiqet të mos shtojë frikën mbi cmimet e naftës me një lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare duke theksuar se cmimet e naftës mbeten të panjohura për ekonominë amerikane dhe kineze dhe se tensionet aktuale mbi Iranin janë një cështje më shumë politike se ekonomike.

TV ABC News, 29.03.2012