Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ letër qeverisë: Drita deri më 2 prill, na falimentuat!!!

Shqiptarët pas pak ditësh mund të mbeten pa energji elektrike, që nga veriu deri në jug të vendit, me pasojat katastrofike që mund të shkaktojë një situatë e tillë e paimagjinueshme. Ky nuk është një skenar fantastiko-shkencor, por një kërcënim real.
Kompania CEZ Shpërndarje, me anë të dokumenti zyrtar të publikuar ekskluzivisht në numrin e sotëm të gazetës “Shqiptarja.com”, njofton se është në prag falimentimi financiar, se arka e saj po boshatiset dhe se, pavarësisht nga përpjekjet e saj, duke filluar nga fundi i këtij muaji, nuk do të jetë më në gjendje të paguajë kompanitë që e furnizojnë me energji nga importi.
Në një letër të datës 26 mars dërguar qeverisë shqiptare, kompania njofton se gjëndja e saj financiare është 56 mln euro minus dhe vazhdon të përkeqësohet me shpejtësi. Sipas letrës së dërguar ekzekutivit, shkak për këtë gjendje është edhe vetë shteti që nuk paguan.

energjia.al, 31.03.2012

Ketu mund te ri-lexoni artikullin eksklusiv te Portalit te Energjise date 29.03.2012 per kete ceshtje!!!