Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Devoll Hydropower” i dhuron spitalit të Gramshit autoambulancë

Më 23 mars, 2012 “Devoll Hydropower sh.a.” (DHP) i dhuroi spitalit të Gramshit një autoambulancë. Me hapjen e zyrave të saj në Gramsh, DHP ka implementuar disa projekte sociale në ndihmë të banorëve në luginën e Devollit. Këto projekte përfshijnë mbështetje për arsimin, aktivitete sportive, mbështetje për shtresat në nevojë, si dhe në përmirësimin e gjendjes së rrugëve rurale. Kërkesat për shërbime mjekësore në zonën e Gramshit, si dhe transporti i pacientëve në rast emergjence, kërkon pajisje dhe automjete të përshtatshme për shërbime të ndihmës së parë. Me anë të këtij donacioni “Devoll Hydropower” kontribuon në përmirësimin e shërbimeve të kujdesit emergjent mjekësor, në zonën e projektit. Ambulanca, e cila më parë ka qenë në përdorim të Kryqit të Kuq në Mödling të Austrisë, është në gjendje mjaft të mirë, dhe do t’i shërbejë për një kohë të gjatë spitalit të Gramshit. Dr. Christian Gabriel, CEO i Devoll Hydropower u shpreh: “Dhënia në kohë e ndihmës së shpejtë bën të mundur shpëtimin e jetëve njerëzore, si dhe përmirësimin në kohë të shëndetit të pacientëve. Kjo, për kompaninë tonë është shumë e rëndësishme. DHP do të jetë aktive në mbështetjen e aktiviteteve sociale në luginën e Devollit, veçanërisht në aktivitete të cilat mbështesin arsimin dhe shëndetësinë. Një Memorandum Bashkëpunimi për trajnime në kujdesin shëndetësor, u nënshkrua midis Shërbimit Spitalor Gramsh, dhe Kryqit të Kuq të Austrisë së Poshtme, në bashkëpunim me “Devoll Hydropower”. Ky memorandum do të shërbejë në intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm, dhe njeh rëndësinë e përkrahjes së ndërsjellët në fushën shëndetësore sidomos në raste të emergjencave me aksidente të rënda njerëzore. Spitali i Gramshit ka nevoja të vazhdueshme për furnizim në pajisje mjekësore. Me fillimin e planifikuar të ndërtimit të hidrocentralit të Banjës në vitin 2013, spitali do të shërbejë gjithashtu si pikë kryesore për asistencë mjekësore për stafin që do të punojë për ndërtimin e projektit. “Devoll Hydropower” falënderon në mënyre të veçantë Kryqin e Kuq Austriak. Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit ishin kryetari i Bashkisë së Gramshit, z. Dritan Bici, z. Peter Kaiser nga Kryqi i Kuq Austriak, përfaqësues nga Spitali dhe Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore dhe Komiteti i Emergjencës Gramsh, si dhe z. Petro Mersini, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë.

Gazeta Shqip, 27.03.2012