Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dyfishohen veprat penale kundër mjedisit, Prokuroria: Prerja e pyjeve kritike

Veprat Penale kundër mjedisit janë dyfishuar gjatë vitit 2011, por nga ana tjetër është ulur numri i personave të pandehur për këto vepra penale.
Sipas një analize të Prokurorisë së Përgjithshme, në të gjithë vendin rezulton se ne këtë grup veprash penale, ku përfshihen ndotja e ajrit, e ujit, peshkimi i ndaluar, shkatërrimi me zjarr i pyjeve, etj.
Peshën kryesore e zë prerja e paligjshme e pyjeve, për të cilën janë konstatuar 172 raste në të gjithë Shqipërinë me 108 të pandehur. Qarqet me problematike ku konstatohet një rritje kritike e prerjes se paligjshme të pyjeve janë Elbasani me 56 raste, Korça me 32 raste, Pogradeci me 16 raste, si dhe Dibra me 13 raste.
7 herë më shumë se viti 2010 janë prerë drurë dekorativ dhe frutorë përgjatë vitit 2011 në të gjithë vendin. Sipas Prokurorisë, faktorët që kanë ndikuar në rritjen e kësaj vepre penale kanë të bëjnë me arsimimin e personave të marre si të pandehur dhe niveli i lartë i papunësisë.

www.balkanweb.com, 25.03.2012

Rritja e gazrave serrë
Edhe Shqipëria pritet të jetë një nga vendet që duhet të marrë masa të forta për uljen e shkarkimit të gazrave serrë në atmosferë gjatë viteve të ardhshme.
Studimet e fundit në departamentin e klimës në Ministrinë e Mjedisit, tregojnë se në vitin 2050 shkarkimi i gazrave serrë nga transporti do të jetë i lartë ndaj pushteti vendor dhe ai qendror duhet të hartojë projekte afatgjata për një transport të qëndrueshëm publik.
“Duhet të synohet drejt një transporti të qëndrueshëm, drejt transportit publik me sa më pak emetime të gazeve sërrë”, thekson Laureta Dibra, përgjegjëse e sektorit të ujit dhe ndryshimit të klimës.
Por edhe për bizneset e mëdha që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e industrisë do të ketë kufizime të forta.
Industria e rëndë do të ketë kufij për emetimin e gazeve me efekt serrë”, shton Dibra.
Vendet e Bashkimit Europian kanë kërkuar që këtë vit vendet tranzitore, si Kina, por edhe Shqipëria të mos jenë vetëm përfituese, por të investojnë direkt për uljen e shkarkimit të gazrave serrë në atmosferë.
Në maj dhe qershor të këtij viti pritet që të vijojnë negociatat mes vendeve tranzitore dhe atyre investuese mbi qëndrimin që do të mbahet në të ardhmen për investimet dhe masat konkrete që do të merren.

TOP Channel, 25.03.2012