Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Privatizimi i ‘Albpetrol’, ministri Naco: Së shpejti hapet tenderi

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço vlerëson se privatizimi i ‘Albpetrol’ do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit, ndërkohë bën me dije së shpejti do të hapet tenderi për privatizimin e tij.
Ministri i bëri këto deklarata pas ceremoninë së hapjes së panairit “Ndërtime 2012” në pallatin e Kongreseve.
“Kjo do të bëhet në një fazë tjetër. Aktualisht kemi aktin e kontrollit që është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Unë përsonalisht kam ushtruar kontroll nëpërmjet auditit të brëndshëm për borxhet dhe detyrimet që ka kompania. Sigurisht kemi marrë dhe një kompani konsulente që është kompania Paton Boks me një kompani tjetër, të cilat edhe ato po bëjnë verifikimet përkatëse të të gjitha llogarive dhe bashkë me kontratën përfundimtare do tu themi të gjithë shqipëtarëve që kjo është kontrata dhe shitja që do i bëjmë Albpetrolit me një transparencë të plotë dhe për ata që nuk duan edhe pë ata që nuk i lënë të duan”,- deklaroi Naco.
Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës parlamentare të 21 marsit pas 6 orë debatesh të ashpra kaloi pa votat e opozitës projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhim)” mes tyre dhe ndryshimet ligjore që parashikojnë privatizimin e kompanisë së naftës “Albpetrol”.

www.balkanweb.com, 23.03.2012