Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ, trajnime për përmirësimin e shërbimit

Kompania e furnizimit me energji elektrike “CEZ Shpërndarje” po punon intensivisht për përmirësimin e shërbimit ndaj klientit. Gjatë këtij viti, kompania ka ngritur grupin e trajnimit të lexuesve të matësave elektrikë, me qëllim që të zëvendësojë të gjithë ata punonjës problematikë që abuzojnë me konsumatorin dhe kompaninë. Rreth 80% e ankesave të konsumatorëve drejtuar kompanisë furnizuese me energji elektrike kanë të bëjnë me mbifaturime, apo lexime jo të drejta të matësit elektrik.
Drejtori i Departamentit të Matjes në kompaninë “CEZ Shpërndarje”, Dhimitër Kote, shprehet për RTV SCAN se, krijimi i këtij grupi ka mundësuar përmirësimin e leximit të matësave dhe eliminimin e vakumit kohor që krijohej nga zëvendësimi i punonjësit, duke e rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimit ndaj klientit. Sipas tij, kontrollet po kryhen rregullisht duke analizuar të dhënat në terren dhe deri më sot janë zëvendësuar 12 punonjës.
Për gjetjen e kandidatëve zëvendësues, kompania “CEZ Shpërndarje” ka bashkëpunuar me zyrat e punësimit në të gjitha komunat dhe bashkitë e vendit, duke trajnuar personel të arsimuar. Në këtë mënyrë, “CEZ Shpërndarje” u ka ofruar individëve mundësinë për të punuar në kompaninë energjetike më të madhe në vend dhe ndër më të rëndësishmet në rajon dhe në Europë. Sipas të dhënave nga kompania furnizuese, deri tani janë trajnuar 40 vetë, ndërsa në total, numri i lexuesve në terren përbëhet nga 600 vetë.

TV Scan, 21.03.2012