Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE e vendosur për taksën e karbonit

Bashkimi Europian (BE) nuk do të tërhiqet nga taksa e karbonit e njëkohësisht thotë se do të marrë masat e duhura ndaj vendeve që i kundërpërgjigjen.
Por nga ana tjetër BE-ja thotë se dëshiron që të arrijë një marrëveshje mbi këtë problem brenda kornizës së organizatës ndërkombëtare të aviacionit civil (ICAO).
Të premten ministri danez i Energjetikës, Martin Lidegaard deklaroi para gazetarëve se megjithëse politika e BE-së është kundërshtuar nga shumë vende dhe mund të shkaktojë “hakmarrje tregtare”, BE-ja nuk do të tërhiqet nga vendimi mbi taksën e lëshimit të karbonit për kompanitë ajrore që kryejnë fluturime brenda territorit të BE-së.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 12.03.2012