Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Video Prifti-Beqiraj, dosja në Gjykatën e Lartë.Reagimi i Priftit (eng also)!

Në limitin e afatit ligjor, Prokuroria e Përgjithshme i ka nisur në Gjykatën e Lartë dosjen e hetimit për ish- ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj ish- zevendësin e tij, të cilët shfaqen në një video duke shpërndarë një sasi parash.
Ndaj dy ish-zyrtarve rëndon akuza për korrupsion pasiv. Nje muaj me pare avokatë mbrojtës të zotit Prifti kishin kërkuar shtyrjen e dorëzimit të dosjes për gjykim me pretendimin se do te paraqesinin disa prova shtesë rreth kësaj çështjeje.
Videoja mban daten 10 mars 2010 dhe eshte bere publike nje televizion nga Spartak Braho, ish-depute i LSI-së dhe keshilltar i zoti Ilir Meta në çeshtjen gjyqësor ndaj tij, duke deklaruar se video eshte është regjistruar nga vetë Dritan Prifti, 10 ditë pas filmimit të videos Meta- Prifti, me të njëjtat mjete filmimi.

Prifti-Beqiraj video, at court
In the limit of the legal deadline, the General Prosecution sent the investigation file to the Supreme Court against the former Minister of Economy, Dritan Prifti, and his Deputy Minister Leonard Beqiraj, who appear in a video by sharing a quantity of money.
The two former officials are accused of passive corruption. One month earlier, the defensive lawyers of Mr. Prifti had asked the postponement of the file, arguing that they would present additional evidence.
The video was recorded on 10 March 2010 and was made public in a television by Spartak Braho, former Socialist Movement for Integration MP and current councilor of the SMI leader, Ilir Meta. Spaho declared that the video was recorded by Prifti himself, 10 days after the Meta-Prifti registration, with the same appliances.
The two characters of the new video declared that the TV intentionally broadcasted only some parts of the video. Prifti declared that the money he was sharing with his vice were related with a private business of theirs.
After the verdict that found Ilir Meta innocent, the Supreme Court will have its second test for the corruption affair on which the prosecution bases its charges.

TOP Channel, 08.03.2012

Prifti: Akuza ndaj meje, dekurajim për denoncuesit e korrupsionit. Asnjë provë shkresore dhe asnjë dëshmitar nuk provon akuzën
Dritan Prifti ka reaguar ndaj lajmit se prokuroria ka dërguar në Gjykatën e Lartë dosjen ndaj tij për rastin e videos me ish- zëvendësministrin Leonard Beqiraj. “Prova e vetme e prokurorisë është video që kam filmuar unë. Prokuroria e pranon që ka provë të vetme videon. Nga 200 dëshmitarë, asnjë nuk e provon akuzën. Nuk ka asnjë provë shkresore që provon akuzën,” deklaroi Prifti.
Sipas ish- ministrit të Ekonomisë, akuza është një dekurajim për ata që denoncojnë korrupsionin. “Kjo akuzë është dekurajim për denoncuesit e korrupsionit. Do t’i kërkoj gjykatës një gjyq të hapur për mediat dhe ndërkombëtarët. Nuk kam shpërdoruar kurrë detyrën. Kam denoncuar si askush tjetër korrupsionin në Shqipëri. Jam i qetë dhe i sigurt në përballjen në gjykatë,” tha Prifti.

Gazeta Tema, 08.03.2012