Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Njoftim per shtyp i disa punonjesve te kompanise Debt International Advisory

Lënda: Apel Institucioneve shteterore per mashtrimin e kryer nga Z.Kastriot Ismailaj, Administratori i Kompanise Debt International Advisory-Dega Shqiperi
Sot me date 15 Shkurt 2012, u be nje proteste paqesore te zyrat qendrore te kompanise Debt International Advisory- Dega Shqiperi (DIA- Shqiperi) ne Rruga “Kont Urani”, Nr. 10,Tirane.
Ne proteste ishin mbi 100 punonjes te kompanise Debt International Advisory- Dega Shqiperi, te cilet protestuan kundrejt Mashtrimit te Madh te kryer nga Z.Kastriot Ismailaj, Administratori i Kompanise ne dem te interesave te punonjesve dhe drejtuesve te Kompanise.
Debt International Advisory- Dega Shqiperi nenshkroi me 1 shtator 2011 nje kontrate me CEZ Shperndarje sh.a ne lidhje me mbledhjen e borxheve te keqija te kompanise CEZ Shperndarje sh.a.
Kjo Kontrate u lidh me CEZ Shperndarje sh.a. per nje periudhe kater vjecare, e cila autorizonte Kompanine DIA per arketimin e debitoreve qe nuk kane paguar faturat e energjise elektrike mbi 90 dite.
Nje pjese e konsiderueshme e stafit u mor nga strukturat e kompanise CEZ Shperndarje me Premtimin e Madh dhe te Bujshem te ketij personi, qe kompania DIA do te ofronte nje kontrate te sigurte 4(kater) vjecare, me kushte te shkelqyera pune (zyra moderne e te pajisura me te gjitha pajisjet), paga shume te mira dhe  shperblime shtese e bonuse deri 10%, per realizimin dhe tejkalimin e objektivave , te mbeshetura me nje logjistike te mjaftueshme (automjete e pajisje moderne pune).
Projekti i paraqitur te CEZ Shperndarje sh.a. parashikonte vetem per fazen e pare mbi 260 punonjes te punesuar te shperndare ne 10 rajone te Shqiperise me nje rroge mesatare mujore 550-600 Euro, numer qe do te rritej nga viti ne vit.Ky projekt parashikonte nje buxhet te ushtrimit te veprimtarise prej 500,000 Euro ne muaj i cili paguhej nga CEZ Shperndarje
Ne dijenine tone, CEZ Shperndarje ka miratuar ne kontraten e nenshkruar me DIA-n nje fond mujor prej 512,000Euro per shpenzime operative ku perfshihen:
1) Fondi i pagave i te gjithe punonjesve te Kompanise DIA-Shqiperi
2) Shpenzime per ambjente pune (zyra, kancelerie, IT, telefona etj)
3) Pagesa e sig. shoq dhe shendetsore e punonjesve
4) Blerje e automjeteve si dhe shpenzimet e  karburantit
5) Shpenzime te tjera te nevojshme per aktivitetin.
Deri me sot Z.Kastriot Ismailaj, Administratori i Kompanise, nuk ka permbushur asnje detyrim ne lidhje me kontraten e nenshkruar me CEZ. Ai ka paguar vetem pagat e 110 punonjesve me nje rroge mesatare 33,000 lek ne muaj dhe nuk ka kryer asnje investim per kompanine dhe nuk ka shpenzuar asnje lek per zyra, pajisje, mjete, logjistike dhe shpenzime te tjera operative. Ne kete menyre permes zbatimit te  nje skeme mashtruese, ai ka perfituar ne menyre te padrejte mbi 400,000 Euro ne muaj nga fondi i aprovuar nga CEZ per shpenzime operative duke shpenzuar vetem 60,000 euro ne muaj.
Punonjesit e DIA-s kane punuar me sakrifice e vetemohim per te realizuar objektivat e kompanise, duke u investuar shpirterisht, fizikisht e financiarisht; duke punuar cdo dite te shtune dhe dite te festave ne funksion te realizimit te detyres.
Ne perfundim te fazes se pare te kontrates objektivi i vendosur nga CEZ dhe DIA u tejkalua me 70%.
Mundin,djersen dhe gjakun tone e ka vjedhur dhe po vazhdon ta vjedhe  Kastriot Ismailaj i cili permes skemes se mashtrimit ka perfituar dhe do te perfitoje nga CEZ Shperndarje miliona Euro.
Aktualisht, kontrata eshte prishur dhe te gjithe punonjesit e kompanise jane pa pune.
Administratori i DIA-s, Z.Kastriot Ismailaj, prej shume muajsh nuk i pergjigjet asnje prej kerkesave tona legale e institucionale duke i injoruar ato ne menyre periodike.
Kur ne punonjesit e “Shoqerise DIA -Dega Shqiperi” luftojme me jeten dhe buken e gojes te femijeve e familjeve tona, ky njeri manifeston e reflekton qarte e paster papergjegjshmeri, paturpesi e mungese te pashembullt te ndjenjes qytetare, mungese absolute te moralit e me tej akoma shperdoron hapur e ne menyre flagrante detyren e Administratorit te “Shoqerise DIA-Dega Shqiperi” dhe luan ne menyre kriminale me dinjitetin e integritetin tone e qe per ne eshte i shenjte, duke humbur keshtu perfundimisht cdo lloj besimi e respekti tek ne drejtuesit, punonjesit dhe familjet tona.
Per keto shkaqe dhe arsyeje i jemi drejtuar Prokurise se Rrethit Gjyqesor Tirane me nje Padi Penale.
I bejme apel institucioneve shteterore dhe atyre te drejtesise, opinionit publik qe te hetojne kete rast dhe te mos lejojne zbatimin e ketyre skemave mashtruese !
Punonjesit e Kompanise “Debt International Advisory” Dega Shqiperi

energjia.al, 16.02.2012