Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shfaqen në rrugët e Tiranës makinat e para hibride

Në rrugët e Shqipërisë mund të shikosh së fundmi makina hibride, prodhime japoneze që kërkojnë shumë më pak karburant se llojet e tjera të makinave. Deri në 60 km në orë ato ecin përmes baterisë që karikohet nga lëvizja e gomave. Pasi kapërcehet ajo shpejtësi, hyn në punë motorri!
Kjo është një makinë e mirëfilltë “kursimtare”, që të lehtëson xhepin sa herë që ti e përdor atë. Nëse më përpara, për të bërë 100 km, brenda në qytet, duhet të llogarisje shpenzimin për të paktën  mbi 8 apo 10 litra karburant, tashmë llogaritjet bëhen më të thjeshta me një makinë hibride. Ajo harxhon të paktën sa gjysma e makinave të tjera. Por jo vetëm kaq. Makina hibride na dhuron edhe një ambient më të pastër, pasi konsumi i ulët i karburantit, sëbashku me motorrin e ri, japin një metim të gazrave të ndotur në nivele minimale.
Këto makina në të gjithë botën perëndimore po përdoren si një armë ekologjike për të luftuar ndotjen e tepërt të ajrit. Një teknologji vërtet shumë efektive, kjo që së fundmi është e pranishme edhe në Shqipëri. “Në vitin 2011 ne sollëm për herë të parë në tregun e makinave në Shqipëri 2 tipe makinash hibride. Ato ishin Honda CR-Z manuale e cila po në atë vit fitoi çmimin si makina më e mirë e vitit në Japoni”, tregon për “Shekullin” Shkëlzen Lushaj, drejtori i një prej salloneve automobilistike në Tiranë.
Teknologjia Hibride
“Teknologjia hibride për vite ka qënë një nga pikat më të forta të Hondës dhe Toyotës. Dy markat japoneze, kanë arritur që sot ti dhurojnë botës mbarë, një nga teknologjitë më të mira të ndërthurjes së motorrit normal, me baterinë elektrike”, thotë Shkëlzeni. Kjo ndërthurrje bën që makina vetë të konsumojë shumë pak karburant, që gjë përkthehet në më pak ndotje mjedisore.
Tojota ishte ajo që shpiku makinën e parë hiride. Por kjo makinë pati shumë probleme dhe u tërhoq shumë shpejt nga tregu. Më pas Honda përmirësoi dhe zhvilloi këtë teknologji dhe solli në treg makinën e dytë, por këtë radhë, pa ndonjë problem. Ndërkohë në vitin 2011, Honda arriti të prodhonte edhe makinën e parë hibride me kamio manuale. Po në këtë vit ajo arriti të siguronte edhe titullin “Makina e vitit”, në Japoni. Eshtë pikërisht ky tip makine që është sot i vlefshëm edhe në Shqipëri.
Si funksionon?
Teknologjia hibride bazohet në një motorr tradicional me djegie të brendshme, siç mundet ta gjesh në çdo makinë, me një bateri të madhe elektrike.
Në momentin e ndezjes së makinës, ajo mundësohet me benzinën që ndez motorrin. Por në momentin që shoferi vendos marshin e  parë dhe makina fillon të lëviz nga vendi, deri në 60 km për orë, makina përdor vetëm baterinë.
Ndërkohë motorri normal, është i fikur dhe nuk punon fare. Pasi kapërcehet ajo shpejtësi, atëherë motorri nis të punojë. Në këtë moment bateria, kthehet në një bateri të zakonshme dhe fillon të punojë vetëm motorri i benzinës.
Bateri si të tjerat?
Bateria e makinave hibride është unike. Kjo për faktin se për ta rikarikuar atë nuk nevojiten as kablla elektrik, dhe as ndonjë gjë tjetër specifike nga jashtë. Në momentin e përdorimit të baterisë, ai jo vetëm që punon por edhe vetërikarikohet. Për faktin se rikarikimi i saj vjen si rrjedhojë e lëvizjes së rrotave të makinës. Kjo lëvizje sëbashku dhe me proçese të tjera specifike mundësojnë edhe rikarikimin e plotë të baterisë. Kjo gjë bën dallimin edhe midis baterive të tjera të zakonshme të makinave, të cilat shërbejnë vetëm për disa pjesë të makinave dhe jo për lëvizjen e plotë të saj pa motorr të ndezur. Dhe gjithashtu bën diferencën me makinat elektrike. Makina të cilat edhe ata kanë një bateri që i ven në lëvizje, por ata nuk karikohen me një spinë me korent. Në makinat elektrike, motorri është krejtësisht elektrik dhe ai duhet të rikarikohet pas mbi 100 kilometrave. Rikarikimi është i thjeshtë, të mjafton një prizë dhe një kabull. “Makinat hibride ofrojnë një garanci prej 9 vitesh për kotorrat e tyre. Garanci kjo e cila tregon edhe fortësinë e baterisë. Pas nëntë vitesh, bateria duhet ndërruar. Kostoja mesatare për një bateri të re shkon rreth 2 000 euro”, shpjegojnë specialistët në Tiranë. Një shifër disi e lartë, por ta mendosh që për 9 vite të ka kursyer më shumë se 5 000 euro në karburant dhe taksa për ndotjen, nuk është edhe aq shumë në fund të fundit.

Gazeta Shekulli, 09.02.2012