Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Amsterdami do ndalojë plotësisht makinat me karburant në 2030

Amsterdami dëshiron të ndalojë qarkullimin e automjeteve me benzinë dhe naftë brenda vitit 2030 . Propozimi revolucionar është bërë pjesë e planit për ajrin e pastër, të prezantuar në mbledhjen e fundit të këshillit të bashkisë që drejtohet nga Femke Halsema, gruaja e parë kryebashkiake që ka marrë detyrën që prej korrikut të vitit të kaluar.

Ndalimi i përket zonës A10, unazës që rrethon metropolin holandez. Do të jetë një tranzicion gradual: ndalimi do të fillojë në vitin 2020 për mjetet që punojë me naftë e kanë vjetërsi përdorimi mbi 15 vite e më pas do të shtrihet te të gjithë automjetet e tjera.

Nga 2022 autobuzët publikë dhe privatë duhet që të kenë zero ndotje. Në fund në 2030 të gjithë makinat me naftë dhe benzinë do t’i nënshtrohen ndalimit. Propozimi duhet të miratohet nga këshilli komunal e ndërkohë do të kalojë edhe për konsultim publik.

Qyteti do të ketë nevojë për të paktën 16 mijë pika elektrike karikimi brenda vitrit 2025 për të mundësuar tranzicionin ekologjik. Aktualisht janë 3 mijë pika karikimi.

Scan,  04.05.2019