Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: ERE publikon vendimin per hedhjen poshte te ankimimit te CEZ-it per cmimet e energjise. Kerkesa e CEZ-it me gabime matematikore!

VENDIM Nr. 10 Datë 25.01.2012 MBI ANKIMIN ADMINISTRATIV TË CEZ SHPËRNDARJE SH.A NË LIDHJE ME VENDIMIN NR. 147 DATË 07.12.2011, “PËR PËRCAKTIMIN E TARIFËS TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE PËR PERIUDHEN E TRETE RREGULLATORE” DHE VENDIMIN NR. 148, DATË 07.12.2011, “PËR PËRCAKTIMIN E ÇMIMEVE TË SHITJES ME PAKICË TË ENERGJISË ELEKTRIKE PËR KONSUMATORËT TARIFORE PËR PERIUDHEN E TRETE RREGULLATORE” TË BORDIT TË KOMISIONERËVE TË ERE-S.
Në mbështetje të nenit 9 pikat 1 dhe 4, të Ligjit Nr. 9072, datë 22.05.2003,“Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, të ndryshuar, nenit 16 dhe 16/1 të Rregullave të Praktikës dhe Procedurave të ERE-s, të ndryshuara, nenit 25 të Kodit të Proçedurave Administrative dhe nenit 328 të Kodit të Proçedurës Civile, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 25.01.2012, mbasi analizoi ankimin e paraqitur nga CEZ Shpërndarje sh.a me shkresën nr. 7125/1, datë 26.12.2011, si dhe relacionin e përgatitur nga Grupi i Punës, dhe opinionin e Panelit Rishikues, te krijuar sipas procedurave te parashikuara ne marrëveshjen e mbështetjes qeveritare te miratuar me Ligjin Nr. 10126 datë 11.05.2009, “Për Miratimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për Garantimin e Projektit të Privatizimit të OSSH sh.a”,
Konstatoi se:
– Ne Ankimin e Cez Shpërndarje sh.a, janë paraqitur ne cilësinë e provave te reja rillogaritjet e Bazës se Rregulluar te Aseteve, te dhënat aktuale te raportimit te 11 mujorit 2011, si dhe gabimet matematikore përkatëse, – Te dhënat shtese te Cez Shpërndarje sh.a, Rekomandimet e Panelit rishikues dhe argumentimet e Grupit te punës te ERE-s qe shqyrtoi këtë ankim, dhe rillogaritjet dhe axhustimet përkatëse nuk sjellin asnjë ndryshim ne te ardhurat e kërkuara te kompanisë Cez Shpërndarje për periudhën e trete rregullatore
Për gjithë sa me sipër cituar Bordi i Komisionerëve VENDOSI:
1. Te pranojë shqyrtimin e kërkesës se CEZ Shpërndarje sh.a, për rishikim të vendimeve te ERE-s nr. 147 datë 07.12.2011, “Për përcaktimin e tarifës të shpërndarjes së energjisë elektrike për periudhën e trete rregullatore” dhe vendimin nr. 148, datë 07.12.2011, “për përcaktimin e çmimeve të shitjes me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët tarifore për periudhën e trete rregullatore” sipas shkresës së CEZ Shpërndarje sh.a me nr. 7125/1, datë 26.12.2011.
2. Lënien në fuqi të Vendimeve nr. 147 datë 07.12.2011, “Për përcaktimin e tarifës të shpërndarjes së energjisë elektrike për periudhën e trete rregullatore” dhe vendimin nr. 148, datë 07.12.2011, “për përcaktimin e çmimeve të shitjes me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët tarifore për periudhën e trete rregullatore” të Bordit të Komisionerëve të ERE-s
3. Drejtoria Juridike dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë CEZ Shpërndarje sh.a për këtë vendim.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI Sokol RAMADANI

energjia.al, 08.02.2012