Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shalsi: Emërime politike në ERE

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) do të ketë një anëtar të ri, Adriatik Bego, i zgjedhur dje nga kuvendi, përmes votave të mazhorancës në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese. Bego plotëson Bordin Drejtues të ERE, që punonte prej kohësh me katër anëtar dhe që drejtohet nga Sokol Ramadani. Gjatë miratimit të kandidaturës, n/kryetari i komisionit, deputeti i PS-së, Eduard Shalsi e konsideroi jo serioze faktin që në krye të Entit Rregullator, institucion ky i pavarur me ligj, vendosen persona të drejtuar politikisht nga qeveria. “Nuk është në të mirën e vendit që në komision të vijnë në formë paketash propozimet për në ERE pa u konsultuar me opozitën. Kemi patur edhe raste të tjera të emërimeve me votat e mazhorancës. ERE është mbushur me njerëz të drejtuar nga politika dhe presioni është i vazhdueshëm”, tha Shalësi.

Gazeta Shqip, 16.01.2012