Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Avokati i Popullit diskuton me CEZ dhe ERE ankesat e qytetarëve

Avokati i Popullit i kërkon kompanisë CEZ Shpërndarje dhe Entit Rregullator të Energjisë që të reagojnë me shpejtësi per zgjidhjen e problemeve që kanë qytetarët me energjinë elektrike.
“Avokati i Popullit kërkon nga institucionet tuaja përgjigje të menjëhershme dhe një trajtim rigoroz të të gjitha kërkesave që ai dërgon në institucionet tuaja. Sepse kërkesat që i drejton Avokati i Popullit janë kërkesa të qytetarëve shqiptarë”,- theksoi Totozani.
Gjatë një takimi të zhvilluar me anëtarë të këtyre institucioneve, komisionerët e Avokatit të Popullit kanë shpjeguar thelbin e ankesave që kanë konsumatorët.
“Objektin e ankesave, qytetarët e bëjnë me mos faturimin e rregullt. Ka probleme në lidhje me tranparencën, ka patur probleme në lidhje me faturimin e taksës vjetore për Radio Televizionin Shqiptar”,- u shpreh komisonierja e Avokatit të Popullit Dorina Nuni.
“S’duhet haruar fakti se në Shqipëri kemi 1.1 milionë konsumatorë dhe imagjinoni numërin e kërkesave. Punonjësit tanë janë thjesht njerëz dhe mund të kryejnë gabime njerëzore. Përsa i përket të dhënave që dhatë ju dhe specifikisht faturimit të taksës së televizionit do të donim ta shmangnim këtë në mënyrë që mos ta kemi në të ardhmen”,- u shpreh drejtori në CEZ Shpërndarje, Martin Memecek
Drejtuesit e CEZ kanë shpejguar se gjatë vitit 2011 janë pezulluar nga puna rreth 200 punonjës që janë kapur në mënyrë të përsëritur me shkelje.

www.balkanweb.com, 23.01.2012